Alibeaj i PD-së merr në mbrojtje protestuesin që goditi policin në Fier: Rama la pas dhjetëra të arrestuar
Guri i lëshuar drejt policëve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka marrë në mbrojtje punonjësin e bashkisë së Mallakastrës, Pëllumb Isufaj, që u arrestua ai nga policia si autor i goditjes së efektivit të FNSH-së dje në Fier gjatë protestës kundër Ramës. Alibeaj thotë se Pëllumb Isufaj është njeri i nderuar, ndërsa është arrestuar vetëm se është kundërshtar politik i Ramës, pasi nuk ka prova, edhe pse pamjet janë publikuar në media të momentit kur goditet polici (shiko ketu).
Postimi i plotë i Enkelejd Alibeajt
Në 2 dite “vizite” në Fier, Edi Rama la pas mbi 50 të shoqëruar, dhjetra të arrestuar dhe një të akuzuar për …tentative vrasje ndaj policit! Iku me ankthin e madh të fundit të tmerrshëm që e pret. Kudo që shkon e ndjek vetem urrejtja e njerëzve. Zemërata e popullit e ka future në panik. E ndjen që fundi i tij është afër. Ka hedhur në veprim tani veglat politike në policinë e shtetit për të arrestuar protestuesit.
Pëllumb Isufaj, një qytetar i nderuar i Mallakastres, nëpunës shembullor e një familjar i respektuar, por edhe një kundërshtar politik i kriminelit në krye të qeverisë, arrestohet nën akuzën politike të sulmit ndaj policisë së shtetit, pa asnjë provë.
Z. Isufaj, sic thotë vetë ai, dhe sic dëshmojnë protestues të tjerë, nuk ka kurrëfarë lidhje me incidentin gjate protestes ne Fier. Frika e ka kapluar Ramën. Qetësinë e ka humbur. Revolta popullore i është bërë makth. E vetmja zgjidhje e dëshpëruar, e autokratëve, sa here që fundi iu vjen, eshte kjo që bën Rama, arrestimi i kundërshtarëve politikë. Takohemi ne 16 mars!
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 3068
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh krerët e degëve, diskutohen listat e këshilltarëve dhe kandidatët për 61 bashki
21 Mars, 13:26
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars, 11:10
-
Vendoret, Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te logoja e Metës, fundi i moralit politik
20 Mars, 14:38
-
Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i përgjigjet Berishës: I kemi kandidatët për 61 Bashkitë! Lironi selinë! 3 skenaret si do hyjnë në '14 maj'
20 Mars, 12:32
-
VIDEO+FOTO/ ‘Apeli’ i dha vulën, Alibeaj ‘jo luftë’ për selinë e PD! Ja si duken zyrat e reja të PD-së
18 Mars, 15:19
-
Më mirë (pa) me vulë
17 Mars, 12:30
-
DOKUMENTI/ Pas vendimit të KAS, PD dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Alibeaj! Jep adresën e zyrave në ish-Bllok
17 Mars, 11:42
-
Ylli Pata: Pse ju lutet Alibeaj kandidatëve të Foltores?
16 Mars, 19:20
-
KAS regjistroi PD-në në zgjedhje, Alibeaj: Ftoj demokratët të prezantohemi me një kandidat! Bardhi: Celibashi 'non grata' për PD-në
16 Mars, 15:14
-
PD regjistrohet në zgjedhje, KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Dokumentet të firmosen nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj! Berisha jashtë
16 Mars, 10:24
-
Kërkesa për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha, Alibeaj: Shkelje e rëndë, është përdorur sigla dhe emri i PD-së në kufijtë veprës penale
15 Mars, 22:22
-
Berisha i dëshpëruar për një ‘çati’ më 14 maj, Alibeaj bën ‘harakiri’ me PD
14 Mars, 20:32
Nese do kriminel, ata i ke ne krye te PD, Sali serbi dhe Lulezim Basha..Asgje nuk do ti shpetoje ata nga 21 janari...Ti je thjesht nje bisht fshese...
PërgjigjuDuhet me te vene prangat ty te parit
Përgjigju