Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha gjatë ditës së sotme ka postuar një status dedikuar Monika Kryemadhit, ku e mbështet pas protestës së opozitës.

Rexha ka shkruar se Monika Kryemadhi është liderja e parë femër që drejton një parti politike në Shqipëri, ajo është e fortë, ajo është një motër, më tej e falënderon që është kundër rrymës. “Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka “thyer mykun” dhe i ka dhënë jo vetëm gratë shqiptare, por gratë anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave të mia. Duke u rritur më kanë thënë që të flas vetëm kur të më flisnin, tani flas kur kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës”, shkruan Bebe Rexha.

Kryemadhi iu bashkua protestës kundër zgjedhjes së kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku, në seancën plenare pati tensione duke ndërprerë disa herë. Një prej fragmenteve që tërhoqi vëmendje ishte momenti kur Kryemadhi goditi me çizme në drejtim të Edi Ramës.

mona
(Statusi i Bebe Rexhas)

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com