KUÇOVË- Një 29-vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi ka goditur me një send të fortë një 65-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Perondi, ku i riu, pas një motivi për konflikte të dobëta ka goditur me sende të forta 65-vjeçarin.
Ndërkohë, në hetim është vendosur edhe babai i 26-vjeçarit, pasi ka kanosur 65-vjeçarin që të tërheqë denoncimin.
“Në ambientet e një lokali, për motive të dobëta, goditi me send të fortë, një 65-vjeçar, arrestohet 29-vjeçari.
Procedohet penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi të dëmtuarin, për të tërhequr denoncimin.
Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.
Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç”, njofton policia.