Goditja e arbitrit/ FSHF: Policia e Shtetit nuk bëri detyrën! Kamza të dënohet ekstremisht

Goditja e arbitrit/ FSHF: Policia e Shtetit nuk bëri detyrën! Kamza të dënohet ekstremisht

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi, ndërsa ka fajësuar Policinë e Shtetit që sipas qeverisë së futbollit shqiptar nuk bëri detyrën. Ligji parashikon që për mbarëvajtjen e sigurisë përgjigjet klubi organizator me polici private, por FSHF thekson se 'ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet. Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet'. Por FSHF nuk ndalet këtu, duke bërë edhe një tjetër akuzë për institucionet, që sipas saj nuk kanë 'nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare'. Reagimi i FSHF-së mbyllet me një kërkesë për Komisionin e Disiplinës që ta dënojë ekstremisht Kamzën, e cila tashmë rrezikon edhe përjashtimin nga gara.

Deklarata e plotë e FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.

FSHF prej muajsh ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet.

Ne dënojmë dhunën, si një fenomen qe jo vetëm cënon rëndë vërtetësinë e garës por edhe imazhin e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër çdo akt dhune, që vjen nga tifozët, zyrtarët, futbollistët apo kushdo tjetër. Ne presim që të gjithë aktorët të bëjnë punën e tyre ashtu siç i kërkojmë komisioneve që të jenë ekstremisht të ashpër me ata që prishin imazhin, jo vetëm të lojës por edhe të futbollit shqiptar.

Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet. Në kushtet ku Shqipëria ndodhet e gjykojmë të pavend. Ky vendim i nxituar cënon rëndë mbarëvajtjen e garës më të ndjekur sportive në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Dhunuan arbitrin, prangoset presidenti i Kamzës me 2 zyrtarë, 4 në kërkim, FSHF: Policia s'bëri detyrën (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave