Takimi/ Ambasadori i BE: Luftoni krimin dhe korrupsionin! Xhafaj: Javët në vijim rezultate konkrete

Takimi/ Ambasadori i BE: Luftoni krimin dhe korrupsionin! Xhafaj: Javët në vijim rezultate konkrete

Fatmir Xhafaj dhe Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa vjen pas aksionit të policisë që goditi grupin Bajri në Shkodër dhe Tiranë në bashkëpunim me autoritetet holandeze.

Ministri i dorëzoi ambasadorit, Dokumentin e Prioriteteve dhe Planin e Veprimit, si dhe e informoi rreth rezultateve të deritanishme të punës së Ministrisë së Brendshme. Ai e njohu Soreca-n në mënyrë të hollësishme me rezultatet e fundit të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”; procesin e Vetting-ut në Polici, për të cilin kërkoi asistencë dhe ekspertizë për mbarë-vajtjen e tij.  

Ambasadori vlerësoi maksimalisht arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Ai u shpreh se mbetet i gatshëm të ofrojë edhe ekspertizën e tij, në fushën e sigurisë. “Lufta kundër krimit të organizuar, çështjet e sigurisë dhe migracioni do të mbeten prioritete edhe në muajt në vijim”, nënvizoi Soreca. Ministri konfirmoi se prioritetet e Ministrisë së Brendshme përputhen me ato të BE-së. “Duam të konsolidojmë dhe thellojmë marrëdhëniet me Delegacionin, duke vendosur një komunikim intensiv”, u shpreh Xhafaj.

Ambasadori sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë pati një vlerësim të veçantë për operacionin ndaj grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, duke theksuar rëndësinë e njohjes së rezultateve pozitive, ndërsa u angazhua për t’i dhënë shtysë procesit të hapjes së negociatave. Pas takimit përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhafaj paralajmëroi të tjera rezultate konkrete në javët në vijim.

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit. Ambasadori më konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to. Javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete. Punë të mbarë z. Ambasador!

Ministri Xhafaj

Luigi Soreca mori postin e ambasadorit të BE në Shqipëri në vendin e Romana Vlahutin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cakmak: 28/09/2018 17:59

    Keq puna,respekt per juve Po sikur devijoj shum let situata,ku esht lugat kunder kti mit te organizuar,dhe kriminelet e vertet enden akoma te lir?perse vrasja e ciftit vazhdon te mbes e pa ndeshjuar,vrasja e biznesmenit,qe gjithashtu u vra nga e njejta dor krimi?esht fasad e organizuar apo nuk doni te shikoni qart Kush jan kriminelet e vertet? Ibrahim Lici me mp5 ne dor ??? Rastesi e bukur qe me te njejten arm u vra edhe cifti behcanaj.kemi besim ne drejtesin tuaj.

    Përgjigju
  • Turi: 25/09/2018 15:20

    Rrespkte z. Xhafa, po del në pah ndershmëria dhe profesjonalizmi i juaj. Më shum kriminel brënda dhe më shum hapsira për qytetarët e ndershëm. Pun të mbarë Zotëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite