Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e arrestit në burg për Florjan Musajn, të vetmin të arrestuar në operacionin kundër një grupi të strukturuar kriminal që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash kryesisht përmes ndërtimit në Shqipëri.

Florjan Musaj doli këtë të mërkurë para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK ku nuk bëri asnjë deklaratë përveç faktit që kërkoi një avokat kryesisht pasi nuk kishte kohë të zgjidhje një mbrojtës.

Ai është pjesë e listës prej 10 personave ndaj të cilëve ka masë sigurie arresti në burg. Dy të tjerë mendohet se janë në Shqipëri por nuk janë kapur, ndërsa 7 të dyshuar përfshirë kreun e organizatrës, Salvadore Shpëtim Aliu, Eldi Dizdari, e Dritan Gjika ndodhen jashtë vendit, dyshohet në Dubai.

Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë, ndërsa SPAK iu sekuestroi 491 pasuri me vlerë 150 milion euro.

NË KËRKIM
-Nikoll Bibaj 
-Isa Aliu, 
-⁠Shpëtim Bibaj
-Armando Pacani
-Denis Matoshi 
-Naldi Yzeiraj
-Oklid Aliu
-Dritan Gjika
-Salvadore. ⁠Shpëtim Aliu

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë