Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur akuzave nga selia blu në lidhje me përdorimin e helikopterit “Cougar” në aksionin në Dukagjin. Në një deklaratë nga MM, theksohet se qeveria shqiptare është e vendosur të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve duke e hequr Shqiperinë nga lista e zezë ku e kishte futur qeveria e mëparshme.
“Të sulmosh Forcat e Armatosura pse mbështesin me mjete logjistike Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme në këto operacione do të thotë të sulmosh shtetin për të mbrojtur krimin dhe trafikun e drogës”, theksohet në deklaratën e MM-së, ndërsa i bëhet thirrje PD-së të distancohet nga mbrojtja e trafikantëve, kultivuesve të hashashit apo cdo krimineli që i sponsorizon.
Ministria e Mbrojtjes thotë se Prokuroria duhet të hetojë janë keqpërdorur Forcat Speciale dhe ato Komando të FA-ve, sin ë rastet kur PD ishte në qeveri e i përdorte ato në kërkim floriri apo ruajtje biznesesh private si Kampionati Mundjes, si dhe transport këngëtarësh.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com