Goditja e mikut të Shullazit e Çapjave, Balla: Vijoni me arrestimet, sulmet për 'Rinasin' të turpshme

Goditja e mikut të Shullazit e Çapjave, Balla: Vijoni me arrestimet, sulmet për 'Rinasin' të turpshme

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla kërkon nga Policia e Shtetit që të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera pas rastit të djeshëm të operacionit që u finalizua në të njëjtën kohë në Elbasan dhe Tiranë dhe ku u sekuestrua një 1.5 kg kokainë, ndërsa u prangos miku i Emiljano Shullazit dhe anëtarë të grupit Çapja. E ndërsa vlerëson punën e efektivëve, Balla i cilëson të turpshme sulmet nga opozita në drejtim të policisë për rastin e grabitjes në aeroportin e Rinasit.

"Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë. Këta soj duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit.

Goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera. Sulmet e përsëritura këto ditë për rastin e “Rinasit” ndaj Policisë së Shtetit janë gjëja më e turpshme. Si kurrë më parë, Policia e Shtetit iu përgjigj grabitjes në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Policia e Shtetit u përgjigj edhe pse përballë nuk kishte disa grabitës të zakonshëm, por një grup të strukturuar kriminal, i armatosur deri në dhëmbë, i përbërë nga individë tejet të rrezikshëm që kanë qenë në gjendje të arratisen edhe nga burgje të vendeve të Bashkimit Europian" deklaron Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 13/04/2019 12:36

    Qesharake jeni ju dhe qeverisja e dhjere qe po beni. Populli ju dha voten ju vetem me skandale. Haku i ketij populli te vuajtur ju zente.

    Përgjigju
  • Robshi: 13/04/2019 10:48

    Hahahahaha nuk ishin 10 po ishin 5 milion....hahahahaha sa ju bien në qafë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)