Goditja e mjekes në QSUT, kreu i Urdhrit të Mjekëve: Të ndërmerren masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj bluza të bardha

Pas goditjes së mjekes në QSUT nga dy persona, të cilët e dhunuan duke e akuzuar për neglizhencë për mos mjekim e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë në Infektiv, kreu i Urdhrit të Mjekëve ka ngritur alarmin për mbrojtjen e bluzave të bardha.

Në një intervistë për Report Tv për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, kreu i Urdhrit të Mjekëve Fatmir Brahimaj, tha se të gjithë duhet të ngrenë zërin për dhunën ndaj mjekëve. Përveç dhunë fizike që është vënë re herë pas herë, Brahimaj tha se shpesh mjekët përballen edhe me dhunë verbale dhe psikologjike, ndërsa janë të pambrojtur.

‘Duhen veprime urgjente për të luftuar dhunën. Të gjithë duhet të ngremë zërin fort. Është e pafalshme. E pamë gjatë pandemisë së COVID dhe më të drejtë njerëzit i quajtën heronj i duartrokitën. Tani për fat të keq shikojmë hera herës dhunë fizike, por shpesh ka edhe dhunë psikologjike ka ngritje zëri, ofeza të ndryshime, shumë herë jo për faj të mjekëve. Kemi bërë një anketë para disa vitesh dhe mjekët janë shprehur se të gjithë kishin pasur në mos shumë fizike dhunë, verbale e psikologjike. Ngrinin me forcë sigurinë në punë. Personeli mjekësor duhet të jetë i qetë. Është e rëndësishme të demonstrojmë një edukatë qytetare një kulturë të duhur.’ – tha Ibrahimaj.

Lidhur me rastin e rëndë, në një reagim zyrtar QSUT, nënvizon se do të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

‘Shërbimi Infektiv në QSU "Nënë Tereza" është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti. Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.’- thuhet në reagimin e QSUT.

Kujtojmë se Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54-vjeç, u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një mjeke në QSUT, ndërsa nën hetim për ngjarjen janë vënë edhe 3 persona të tjerë. Të arrestuarit, që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, pasi kanë marrë vesh se i vëllai i tyre kishte vdekur, fillimisht janë konfliktuar me rojën e spitalit. Më pas kanë hyrë brenda godinës, kanë thyer çfarë u ka dalë përpara dhe janë zënë me stafin e spitalit, teksa kanë goditur e qëlluar mjeken që ka pasur nën kujdes të afërmin e tyre. Ata madje kanë pretenduar se ndaj tij ishin përdorur mjekime të gabuara.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar