Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur në Elbasan, ku ka thënë se asnjë motiv nuk do ta stepë punën e Policisë së Shtetit dhe se ajo do të ecë përpara.
Ai i ka bërë thirrje çdo punonjësi të policisë së Shtetit që të kryejë detyrën me devotshmëri.
“Në Elbasan ka ndodhur një episod që flet për trimërimin e botës së krimit në përplasje kundër policisë e cila ka jo pak lidhje me trimërimin e instancave të caktuara në prokurori e gjykata për të goditur drejtorin e përgjithshëm të policisë. I bëj thirrje çdo punonjësi policie që të bëjnë punën e tyre me devotshmëri e kurajo duke mos u stepur ndaj kërcënimit ndaj atyre që janë trimëruar sot. Sot çdo punonjës policie ka motivin për të qenë krenar për punën që kemi bërë deri sot duke i shërbyer qytetarëve për një Shqipëri më të sigurt e më të drejtë” ka thënë Tahiri.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com