Ecurisë së jashtëzakonshme të fitoreve radhazi të Aston Villa-s i ka ardhur fundi pikërisht në përballjen më delikate të Premier League. Atë me Arsenalin kryesues, që i dha të besurve të Emery një goditje të fortë për titullin kampion. Në Londër Aston Villa u mposht pa kushte me rezultatin 4-1 edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola. Në të dytën Gabriel dhe Zubimendi shënuan shpejt, duke i dhënë epërsinë e rëndësishme Arsenalit.

Topçinjtë nuk e lanë me kaq, por në vijim realizoi Trosard e më pas Gabriel Jesus, sulmuesi brazilian i cili rikthehet të shënojë pas gati 1 viti, si pasojë e dëmtimit të rëndë që kaloi. Vetëm në shtesë, ekzaktësisht në minutën e 94 Ëatkins realizoi golin e nderit për Aston Villa-n, që me këtë humbje mund të kufizohet vetëm si pjesmarrës në zonën e Champions League.

Barazim zhgënjyes për Manchester United, që në Old Traford nuk ia doli të mposhtë Ëolves-in e vendit të fundit edhe pse ‘djajtë’ realizuan shpejt me Zirkzen. Në fundin e pjesës së parë miqtë u përgjigjën me Krejçin, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët.

As Chelsea nuk përfitoi për të konsoliduar pozicionin në zonën Champions, pasi barazoi 2-2 kundër Bournmouth në Stamford Bridge. Miqtë realizuan të parët, ndërsa në vijim Chelsea përmbysi në harkun e pak minutave me Palmer dhe Fernandez.

U desh fare pak që Bournmouth të risillte baraspeshën, ndërsa të 4 golat e kësaj sfide u realizuan në harkun e 21 minutave.