Goditje për Ancelottin, ylli i Real Madrid humbet finalen e Champions League

Goditje për Ancelottin, ylli i Real Madrid humbet finalen e Champions League

Real Madrid

“Marca” në Spanjë raporton se Real Madridi po e merr si të sigurt mungesën e Aurelien Tchouameni në finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund, të shtunën e 1 qershorit në Londër.

Përveç durimit, mjekët nuk po gjejnë një zgjidhje të shpejtë rikuperuese për francezin që ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë. Eduardo Camavinga do e fillojë ndeshjen nga minuta e parë në mesfushë për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Aurelien Tchouameni ishte favorit për një fanellë titullari, por ai u dëmtua në këmbën e majtë pas gjysmëfinales kundër Bayern Munich dhe që atëherë ka kërkuar mënyra për të përshpejtuar kohën e rikuperimit, që sipas 'Marca'  është i padisponueshëm për paraqitjen e tij në Uembley.

Tchouameni (Francë) ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për t’u rikuperuar qetësisht dhe pa nxitur për Euro 2024, që do të organizohet në Gjermani në periudhën 14 qershor-14 korrik.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet

Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet