Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi ka shënuar këtë të dielë golin numër 22 në La Liga të Spanjës. Në ndeshjen kundër Villarrealit, Muriqi përfitoi nga një gabim i portierit mik dhe renditet i dyti pas Kylian Mbappe në listën e golashënuesve, me vetëm dy gola më pak se ylli i Real Madridit i cili është i dëmtuar.
Në Mallorca ishin miqtë e Villarrealit që shënuan të parët me Perez pas 31 minutave lojë me 11 metërsh, por Vedat Muriqi përfitoi nga gafa e portierit Tenas në shtesën e dytë (45+2') dhe barazoi ndeshjen.
Ky është goli i 22-të për Muriqin në La Liga, duke qenë vetëm dy më pak se lideri aktual Kylian Mbappe.
Komente




