Korçë-Tre persona janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke hedhur në drejtim të tyre sende të forta në momentin eskorta e kryeministrit po kalonte për të shkuar drejt Korçës në kuadër të fushatës elektorale.

Ata janë M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç banues në Korçë

Militantë të opozitës të organizuar nga PD dhe LSI tentuan ditën e djeshme t'i bllokonin kalimin drejt zonës së Korçës kryeministrit Edi Rama.

Ata hodhën shishe dhe sende të tjera drejt automjeteve, por ndërhyrja e policisë bëri të mundur kalimin e kryeministrit i i cili u ndal në këtë qark për të prezantuar kandidatët për kryetarë bashkie.