Gol me vlerën e tri pikëve, Taulant Seferi udhëheq Vorsklën në Ukrainë (VIDEO)

Gol me vlerën e tri pikëve, Taulant Seferi udhëheq Vorsklën në Ukrainë (VIDEO)

Taulant Seferi

Vorskla Poltava fitoi 0-1 në transfertë kundër Odessa-s për raundin e 21-të në Premier Leaguen e futbollit në Ukrainë. Ndeshja u vendos nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi. Shqiptari i Kumanovës e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 85-të të takimit.

Seferi udhëhoqi një top brenda zonës dhe me disa lëvizje mashtruese ia doli të lërë pas mbrojtësit vendas, për ta dërguar topin pas krahëve të portierit Past. Taulanti udhëhoqi kështu të tijtë te tri pikët, duke shënuar golin e nëntë këtë sezon me Vorsklan.

26-vjeçari shënon kështu listën si i treti mes golashënuesve më të mirë në Ukrainë, kjo pas Artem Dovbyk të Dnipro (18) dhe Vitaly Buyalski të Dinamo Kiev me 11 gola. Forma e mirë e Seferit ka bërë që Vorskla të mendojë rinovimin e ri, paçka se kontrata e tij me klubin skadon në verën e 2025. Me 26 pikë, Vorskla mban vendin e tetë në klasifikim, duke qenë në mesin e renditjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë