Gola dhe surpriza, Roma shënon tre gola për një pikë, shkëlqen Lazio
Lojtarët e Lazio-s, Ciro Immobile dhe Angel Correa
ITALI- Në Seria A është luajtur java e parë e cila ka prodhuar që në start rezultate surprizë. Në Olimpico Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Genoa edhe pse gjatë 90 minutave u shënuan 6 gola.
Roma kaloi dy herë në avantazh gjatë ndeshjes me Cengiz Under, Edin Dzeko por xhenovezët nuk u dorëzuan duke i barazuar po aq herë me Andrea Pinamontin dhe një penallti të Domenico Criscito. Në minutën e 70' Genoa shtangu kryeqytetasit e Italisë me Christian Kouame por Edin Dzeko i 'shpëtoi' të vetët me një gol në minutat e fundit.
'Kushërinjtë' e Lazios nga ana tjetër shkëlqyen përballë Sampdorias në Genoa duke marrë një fitore të pastër 0-3. Për 'shqiponjat e kaltra' vendimtar rezultoi bomberi i ekipit Ciro Immobile me dy gola dhe transferi i bujshëm nga Atletico Madrid, Angelo Correa i cili debutoi me gol në kampionatin e Seria A.
Sa i përket ndeshjeve të tjera të luajtura në Seria A të djelën, Atalanta mori një fitore të vështirë në fushën e SPAL me rezultain 2-3. Në këtë sfidë portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha debutoi me skuadrën e re përballë ish- skuadrës së tij duke pësuar 3 gola dhe marrë humbjen e parë.
Ndërkohë Brescia e ardhur nga Seria B fitoi në fushën e Cagliari. Hellas Verona dhe Bologna ndanë një barazim 1-1. Ndërsa Torino me golat e Zaza mori një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Sassuolo. Nesër java e parë e Seria A mbyllet me sfidën Inter- Lecce. Kujtojmë se sot Milan humbi në Udinese me rezultatin 0-1 ndërsa Juventus ditën e djeshme mori një fitore minimale në Parma.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27%
-
Keq
54%
-
Nuk e di
19%
Vota total: 163
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë
24 Prill, 09:23
-
VIDEO/ Bologna leksion Romës, e mund 1-3 në 'Olimpico' dhe tremb Juventusin! Motta: Krenar për këtë ekip
23 Prill, 12:54
-
GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim
19 Prill, 22:54
-
Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale
19 Prill, 15:39
-
Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League
19 Prill, 11:09
-
Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve! Ultimatum për derbin, trajneri Pioli i ikur
19 Prill, 10:18
-
Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen
18 Prill, 23:03
-
Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë
18 Prill, 13:29
-
Europa League/ De Rossi i frikësohet Milanit: Për ta është mjeti i fundit
17 Prill, 21:30
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
GOLAT/ Chelsea pa mëshirë, 'bombardon' portën e Everton! Palmer shkëlqen me 'poker', gabon Atalanta
16 Prill, 10:29
-
Kolapsi i mbrojtësit të Romës, s’ishte atak në zemër! Sot mund të lërë spitalin
15 Prill, 12:59