Vendasit e nisën furishëm lojën duke realizuar golin e parë në minutën e 21-të me autor Theo Walcot. Nuk vonoi reagimi i miqve të cilët arritën të barazonin në minutën e 27-të me koreanin Son. “Spursat” nga ky moment ndryshuan ritmin e lojës dhe pa kaluar gjatë përmbysën shifrat me një aksion model të finalizuar nga Ali.
Më tej Everton nuk e priti mirë këtë disavantazh dhe u përpoq të reagonte për të barazuar, por ‘spursat’ u mbrojtën mirë. Kur mbetën edhe 3-minuta nga përfundimi i pjesës së parë erdhi goli i 3 nga të besuarit e Pochetino-s me protagonist ‘bomberin’ Harry Kane. Në fraksionin e dytë të lojës loja e bukur e Tottenham u shpërblye edhe me golin e katërt të realizuar nga Eriksen.
U duk se gjithçka ishte e vulosur, por Everton dha shenja jete duke shkurtuar sërish rezultatin dhe duke e dërguar atë në 2-4. Gjithsesi Tottenham ishte mjaft i përgatitur dhe nuk e pati të vështirë të realizonte fillimisht golin e pestë dhe më pas edhe të gjashtin. Me këtë fitore Tottenham renditet në vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve, 6 më pak se Liverpool-I kryesues.