'Galaktikët e Europës' kanë arritur të kualifikohen në fazën e gjysmëfinales së Champions League. Real Madrid arriti të eleminonte Chelsean edhe pse me mjaft vështërsi.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në 'Santiago Bernabeu', Chelsea e 'bombardoi' portën e spanjollëve me tre golat e shënuar nga Mount, Rudiger dhe Werner, përkatësisht në minutat 15, 51 dhe 75.
Teksa londinezët dukej se po kualifikoheshin, vetëm 10 minuta para përfundimit të sfidës erdhi supriza, ku Rodrygo gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë.
Më tej ishte minuta e 96 e pjesës së parë të kohës shtesë, ku Karim Benzema vulosi gjithçka me golin e tij, duke mbyllur shifrat ne 2-3, dhe në total të dy sfidave 5-4 për madrilenët.
Real Madrid tani pret fituesin e sfidës Atletico Madrid-Manchester City, për të mësuar kundërshtarin e rradhës.
Ne 180 min e meritoi celsi. Gabimet e ndeshjes pare dhe sidomos gabimi i portierit tek goli 3 solli eleminimin
Përgjigju