Premier League e futbollit në Angli filloi raundin e 12-të. Mesditën e të shtunës, Chelsea fitoi 0-2 në udhëtim kundër Burnleyt. Për vendasit 18 minuta në fushë i mori edhe Armando Broja, për ndeshjen e gjashtë sezonale, në të gjitha rastet i futur nga stoli. Sulmuesi shqiptar la pas një ndryshje kyçi me Kombëtaren, gjatë humbjes 0-2 në Tiranë kundër Anglisë.
Ndeshja në "Turf Moor" nisi e fortë, me dy skuadrat që e përqëndruan lojën në mesin e fushës. Gjithçka ndryshoi në minutën e 37-të, kur Gittens krosoi bukur për Pedro Neton, me portugezin që ia ndali sferën në rrjetë portierit Dubravka.
Në pjesën e dytë trajneri i Burnleyt, Scott Parker, bëri pesë ndryshime. Broja u fut në minutën e 72-të, por paçka përpjekjeve nuk la shenjë në këtë sfidë. Shpresat e vendasve për golin e barazimit i "fiku" Enzo Fernandez, që nga brenda zone nuk gaboi në minutën e 88-të duke "vulosur" shifrat 0-2.
Pas 12 ndeshjeve të luajtura, Chelsea me 23 pikë ngjitet për momentin në vendin e dytë të Premier League, tre pikë pas Arsenalit kryesues (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër Burnley me 10 pikë mbetet në vendin e 17-të.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.9%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Liverpooli shënon 4 herë, kalon pa problem në 1/16 e FA Cup
13 Janar, 11:45
-
45 milionë euro për një mbrojtës të majtë, Atletico Madrid dhe Sunderland joshin Mario Mitajn
13 Janar, 11:15
-
VIDEO/ Sylvinho s'e ka në listën e ngushtë, Anis Mehmeti realizon golin e 9-të në Angli
11 Janar, 10:43
-
Dramë për fituesit në fuqi të Crystal Palace, klubi i Ligës së 6-të i eliminon nga FA Cup! 5 mijë tifozë shijojnë mrekullinë
10 Janar, 15:27
-
Ish lojtari i Chelsea bën rrëfimin prekës: Më kanë mbetur pak ditë jetë
10 Janar, 07:48
-
Stuhia ‘Goretti’ godet Francën dhe Britaninë, mijëra familje pa energji elektrike
9 Janar, 13:38
-
VIDEO/ Liverpooli ndal 0-0 kryesuesit e Arsenalit në Premier League
9 Janar, 11:22
-
VIDEO/ Chelsea humbet 2-1 nga Fulham, 'Blutë' pesë ndeshje pa fitore
8 Janar, 11:34
-
Armando Broja titullar, Burnley barazon 2-2 kundër Man. United (VIDEO)
8 Janar, 11:11
-
GOLAT/ Broja luan 76 minuta të mira, Burnley ndal 2-2 Man. United! Fulham mposht Chelsean, City tre barazime radhazi në Premier League
8 Janar, 10:52
-
GOLAT/ Nottingham përmbys 1-2 West Hamin në Premier League
7 Janar, 09:43
-
Zyrtare/ Shkarkuan Marescan, Chelsea i beson stolin trajnerit 41-vjeçar Liam Rosenior
6 Janar, 11:44
18 minuta dhe 5minuta shtese kemi 23 minuta intensive sepse ne fund luhet me rendimenti 150%
Përgjigju