Premier League e futbollit në Angli vijoi me raundin e 35-të. Kjo e dielë sportive nisi në orën 15:00, aty ku Arsenali fitoi 2-3 në udhëtim kundër Tottenham në derbin e Londrës veriore duke mbajtur kreun e tabelës. Po në këtë orar Bournemouth fitoi 3-0 kundër Brighton. Manchester City fitoi 0-2 ndaj Nottingham në shtëpinë e këtyre të fundit duke ndjekur Arsenalin kryesues.
Në "Tottenham Stadium", Spursat vendas u mundën 2-3 nga Arsenali. "Topçinjtë" e Artetas treguan cilësi në fushë duke bërë që të jenë sërish prijës në tabelën e klasifikimit. Ndeshja nisi "zjarr" për Arsenalin që shënoi tre gola në pjesën e parë.
Fillimisht ishte Hojbjerg në minutën e 15-të që shënoi autogol, teksa Saka në 27' dhe Havertz në 38' trefishuan për djemtë e Artetas. Në fraksionin e dytë gabimi i portierit Raya bëri që Romero të rihapte ndeshjen me golin e tij. Në fund kishte vend edhe për golin e Son, teksa Tottenham nuk mundi të dalë me pikë nga shtëpia. Kështu Spurs me 60 pikë mbajnë vendin e pestë, shtatë pikë dhe dy ndeshje më pak se Aston Villa që është në pozitën e katërt. Arsenal me 80 pikë është në krye, duke ndjerë presionin e Cityt.
Në "City Ground" Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. "Qytetarët" tanimë janë në ndjekje të kryesuesve të Arsenalit dhe kanë një ndeshje më pak, teksa pretendojnë të mbajnë fronin e kampionit në Premier League. Ndeshja u zhbllokua nga Gvardiol në minutën e 32, me kroatin që shënoi me kokë pas një krosimi të De Bruyne nga këndorja. Sërish De Bruyne pasoi për Haaland në minutën e 71, me sulmuesin që rikthehet te goli dhe "vulosi" tri pikët. Man. City mban vendin e dytë me 79 pikë, një më pak se Arsenali që prin tabelën.
Premier League, raundi 35:
E diel, 28 prill
15:00 Bournemouth 3-0 Brighton
15:00 Tottenham 2-3 Arsenal
17:30 Nottingham 0-2 Manchester City
Renditja: