Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të dielë dy ndeshjet e radhës. Duke nisur nga ora 15:00, Fulhami surprizoi Arsenalin duke e mundur 2-1. Tottenham fitoi 3-1 kundër Bournemouth. Nesër në 21:00 luhet Liverpool - Newcastle, për të përmbyllur këtë javë. Të kuqtë janë në krye të renditjes.
Në "Craven Cottage" të Londrës, Fulham mundi 2-1 Arsenalin. Në raundin e 20-të në ligën elitare të Anglisë, "Topçinjtë" e Artetës i bënë 'dhuratë' tri pikët, duke mos mundur të ngjiteshin në krye të renditjes. Sfida nisi më mirë për miqtë, që gjetën golin pas vetëm pesë minutave lojë me Saka. Në pjesën e parë Fulham barazoi me Jimenez në të 29 minutë, teksa De Cordova në të 60 minutë shënoi për 2-1, duke përmbysur sfidën. Me 40 pikë, Arsenal mbetet në vendin e katërt, dy pikë pas Liverpoolit kryesues. Fulham me 24 pikë ngjitet në vendin e 13.
Në sfidën tjetër po në Londër, Tottenham fitoi 3-1 kundër Nottingham. Spurs shënuan me Sarr, Son dhe Richarlison duke u ngjitur në vendin e pestë me 39 pikë. Nesër në 21:00 mbyllet java e 20-të, me Liverpool që ka mundësinë për shkëputje.
Premier League, java 20-të:
E dielë
Fulham 2-1 Arsenal (Jimenez 29', De Cordova 60' / Saka 5')
Tottenham 3-1 Bournemouth (Sarr 9', Son 72', Richarlison 80' / Scott 84')
E hënë:
21:00 Liverpool - Newcastle
Renditja: