Premier League e futbollit në Angli mbylli javën e 17-të. Kjo e dielë sportive në ishull filloi në orën 15:00 me tre duele dhe kulmoi më 17:30, aty ku Liverpooli barazoi 0-0 ndaj Manchester United, me djemtë e Klopp që humbën vendin e parë. Fitorja 2-0 në "Emirates" ndaj Brighton, rikthen Arsenalin në vendin e parë. Te tri pikët doli edhe Aston Villa, që mposhti Brentfordin 1-2. Uest Hami fitoi 3-0 me Uolves.
Liverpool dhe Manchester United barazuan 0-0 në "Anfield". Pas javës së 17-të në Premier League, të kuqtë e Klopp humbasin vendin e parë që tanimë mbahet nga Arsenali. Përballja në Liverpool ishte me raste nga të dyja anët, teksa Onana ishte shpëtimtar te "Djajtë e Kuq". Dalot në shtesën e ndeshjes u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke lënë të tijtë me një lojtar më pak. Tanimë Liverpool me 38 pikë është në vendin e dytë, një pikë pas Arsenalit kryesues. United me 28 pikë është në vendin e shtatë.
Në "Emirates", Arsenali fitoi 2-0 me Brighton për javën e 17-të në Premier League. Me këtë sukses "Topçinjtë" ngjiten në krye të Premier League. Në Londër pjesa e parë u mbyll pa gola, me të besuarit e Artetas që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 53-të me Gabriel Jesus. Më pas ishte Havertz që në të 87 minutë gjeti edhe golin e dytë. Me 39 pikë Arsenali merr kreun e PL.
Premier League, java 17-të - E dielë:
15:00
Arsenal 2-0 Brighton (Gabriel Jesus 53', Havertz 87')
Brentford 1-2 Aston Villa (Potter 45' / Moreno 77', Uatkins 85')
Uest Ham 3-0 Uolves (Kudus 22', 32', Bouen 74')
17:30 Liverpool 0-0 Manchester United
Renditja:
Liverpool dhe Manchester United barazuan 0-0 në "Anfield". Pas javës së 17-të në Premier League, të kuqtë e Klopp humbasin vendin e parë që tanimë mbahet nga Arsenali. Përballja në Liverpool ishte me raste nga të dyja anët, teksa Onana ishte shpëtimtar te "Djajtë e Kuq". Dalot në shtesën e ndeshjes u ndëshkua me dy kartona të verdhë duke lënë të tijtë me një lojtar më pak. Tanimë Liverpool me 38 pikë është në vendin e dytë, një pikë pas Arsenalit kryesues. United me 28 pikë është në vendin e shtatë.
Në "Emirates", Arsenali fitoi 2-0 me Brighton për javën e 17-të në Premier League. Me këtë sukses "Topçinjtë" ngjiten në krye të Premier League dhe i bëjnë presion Liverpoolit. Në Londër pjesa e parë u mbyll pa gola, me të besuarit e Artetas që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 53-të me Gabriel Jesus. Më pas ishte Havertz që në të 87 minutë gjeti edhe golin e dytë. Me 39 pikë Arsenali merr kreun e PL dhe pret duelin mes Liverpool dhe Man. United për të parë nëse do qëndojë ose jo në vendin e parë.