MADRID - Barcelona ka vendosur 'një dorë' te titulli kampion në La Liga për këtë sezon. Në raundin e 33-të katalanasit fituan sot 0-2 në Madrid kundër Getafes dhe lënë me 11 pikë pas rivalët e Real Madridit.

Në një ndeshje ku mungonte i dëmtuari Lamine Yamal, ekipi katalanas u mbështet te golat e Fermin Lopez në minutën e 45-të dhe Rashford në minutën e 74-t për t'u ngjitur në kuotën e 85 pikëve në renditje.

Real Madrid, pas barazimit të djeshëm 1-1 kundër Betis mbetet në kuotën e 74 pikëve. Skuadra e Hansi Flick tani është një hap larg titullit kampion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?