La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 34-t. Të shtunën në mbrëmje Barcelona fitoi 1-2 në fushën e Osasunës dhe tanimë mund të quhet kampione e këtij sezoni në Spanjë, paçka se matematika ende nuk e lejon.

Raundi që vjen ka në program sfidën El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit në 'Camp Nou', me katalanasit që do ta festonin trofeun përpara tifozëve të tyre dhe kundër rivalit më të madh në histori tre raunde nga fundi i sezonit. Real Madridi luan sot në Barcelonë kundër Espanyolit dhe nëse 'Galaktikët' nuk fitojnë, atëherë Barça do të shpallej që sot kampione e Spanjës, duke 'detyruar' Real Madridin që t'i bënte 'tunelin e nderit' në 'Camp Nou'.

NDESHJA - Në 'Pamplona', Barcelona mposhti 1-2 vendasit e Osasunës. Megjithëse gjatë duelit u paraqitën shumë raste, golat u shënuan në dhjetë minutat e fundit. Katalanasit e gjetën golin e parë në minutën e 81-të me anë të Robert Lewandowskit, ndërsa në minutën e 86-të ishte Ferran Torres që dyfishoi për Barçën duke 'vulosur' tri pikët me golin e tij të 20-të sezonal. Në fund (88') Raul Garcia shkurtoi shifrat për vendasit, por suksesi i shkoi Barçës.

Kështu, me 88 pikë Barcelona mban vendin e parë, 14 pikë më shumë se ndjekësit e Real Madridit që sot luajnë kundër Espanyolit ndeshjen e mbetur mangut.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:14

    1 Maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?