Jeddah, Arabia Saudite - Barcelona e ktheu në një ndeshje stërvitore sfidën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke mposhtur 5-0 Athletic Bilbaon dhe 'rrëmbyer' biletën e parë për në finale.

Në Jeddah të besuarit e Hansi Flick e nisën ndeshjen me vrull duke shënuar katër herë në pjesën e parë. Fillimisht dueli u zhbllokua pas 22 minutave lojë nga Ferran Torres, për t'i lënë vendin më pas golave të Fermin, Bardghji dhe Raphinha. Në fraksionin e dytë sërish ky i fundit shënoi golin e dytë përsonal dhe të pestin e ndeshjes, me Barçën që 'likuidoi' me lehtësi rivalët.

Sot në orën 20:00 luhet gjysmëfinalja e dytë, ajo mes Real Madridit dhe Atletico Madrid, për të mësuar finalen e Superkupës së Spanjës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?