Bayern Munich rend me shpejtësi drejt titullit kampion në Bundesligën gjermane të futbollit. Bavarezët përmbysën 1-3 Augsburgun për raundin e 28-të, ndërsa festa u prish nga dëmtimi i Musiala.
Në "WWK Arena" vendasit e Augsburg surprizuan gjigantët e futbollit evropian duke u shënuar në minutën e 30-të me Giannoulis. Brenda fraksionit të parë ishte Jamal Musiala që vendosi ekuilibrat në 1-1. Me nisjen e pjesës së dytë "Bambi" Musiala u dëmtua dhe la fushën i zëvendësuar me Muller, duke shqetësuar stafin teknik.
Ky lëndim vjen para ndeshjes kundër Interit në Champions, teksa do jenë testet e tjera që do vlerësojnë seriozitetin e lëndimit në gju. Në Bavari "kryqëzojnë gishtat" dhe shpresojnë që Musiala mos u bashkohet mungesave tanimë të konfirmuara të Davies, Ito dhe mbase Upamecano.
Për të vijuar me ndeshjen, Augsburg mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Zesiger dhe një minutë më vonë Harry Kane i dha epërsinë Bayern Munich. Më pas ishte Matsima që me autogolin e tij dërgoi shifrat në 1-3.
Me këtë sukses Bayern Munich mban kreun me 68 pikë, nëntë më shumë se Leverkusen (-1 ndeshje) dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League. Ndërkohë që Augsburgu me 39 pikë mbetet në pozitën e tetë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
11 Qershor, 23:51
Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?
-
Po
17.5%
-
Jo
75.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Erik ten Hag rikthehet në Gjermani, firmos me Bayer Leverkusen
26 Maj, 21:43
-
Florian Wirtz zgjedh Liverpoolin, talenti gjerman drejt ‘Anfield’
24 Maj, 15:40
-
Manchester City tërhiqet nga gara për Florian Wirtz
20 Maj, 16:00
-
Xabi Alonso drejt Real Madridit, Leverkusen synon Ten Hag si pasues
15 Maj, 15:22
-
Hamburg rikthehet në Bundesligë pas shtatë vitesh, festimet kthehen në kaos! 41 të plagosur dhe stadium i dëmtuar (VIDEO)
15 Maj, 14:50
-
Dorëzohet Leverkusen, Bayern Munich kampion i Bundesligës për herë të 34-t në histori
4 Maj, 19:34
-
Degjeneron situata në klubin e Bundesligës, dy futbollistë përleshen në stërvitje
2 Maj, 15:58
-
Champions League/ Eliminohen Real Madrid e Bayern, më tej Arsenali dhe Interi! Mësohen çiftet gjysmëfinaliste
16 Prill, 23:12
-
Champions League/ Sot dy përballje për ata me zemër të fortë, Real Madrid kërkon përmbysjen kundër Arsenalit! Interi pret Bayern Munich
16 Prill, 10:35
-
Champions nis fazën më spektakolare, sonte 2 përballje titanësh! Bayern-Inter në Gjermani, Ancelotti: Vinicius shkëlqen me Arsenalin
8 Prill, 13:47
-
'Koha erdhi', Thomas Muller njofton largimin nga Bayern Munich pas 25 vitesh (VIDEO)
5 Prill, 11:36
-
GOLAT/ Dështojnë Leipzig dhe Wolfsburg, Bayern Munich fiton dhe kryeson Bundesligën
29 Mars, 17:50