Bayern Munich fitoi 4-3 kundër Liverpool, në një test miqësor të zhvilluar në Singapor. Në stadiumin kombëtar në Kallang, bavarezët kanë fituar me përmbysje në një ndeshje me shtatë gol dhe spektakël. Pjesa e parë prodhoi katër gola.
Gjithçka u hap në minutën e dytë nga Gakpo, teksa van Dijk në të 28 minutë çoi Liverpoolin në avantazhin e dyfishtë 2-0. Në të 33 minutë ishte Gnabry dhe në të 42 minutë Sane barazoi për 2-2.
Pjesa e dytë pa shumë zëvendësime, me Diaz që kaloi Liverpool në avantazh në minutën e 66-të. Në 10 minutat e fundit, konkretisht në të 80 dhe 90+1, Stanisic dhe Kratzig përmbysën ndeshjen për 3-4, duke i dhënë fitoren djemve të Tuchel.
Turneu miqësor në Azi i ka shërbyer skuadrave për të parë formën e lojtarëve, në pritje të nisjes së sezonit të rregullt në Premier League dhe Bundesligë.