GOLAT/ Bayern Munich tre humbje brenda javës, Bochum e turpëron 3-2! Upamecano sërish karton të kuq
Bayern Munich pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën radhazi në harkun e një jave, duke përfshirë edhe disfatën 1-0 nga Lazio në Champions League.
Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 22-të. Bayern Munich pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën radhazi në harkun e një jave, duke përfshirë edhe disfatën 1-0 nga Lazio në Champions League.
Në "Vonovia Stadium", Bochum përmbysi ndeshjen dhe siguroi tri pikë me shumë vlerë. Musiala kaloi në epërsi bavarezët pas 14 minutave lojë, para se Bochum të përmbyste brenda pjesës së parë me Asano dhe Schlotterbeck në minutat 38 dhe 44.
Stoger në minutën e 78 ktheu në gol penalltinë e shkaktuar nga Upamecano, me mbrojtësin e Bayern që u ndëshkua me karton të kuq. I dyti në pak ditë për të, pas atij me Lazios. Në fund goli i Kane shërbeu sa për statistika. Më herët Freiburg dhe Eintracht Frankfurt barazuan 3-3.
Thomas Tuchel drejt shkarkimit, Bayern Munich bën hapin e parë
Tre humbje në harkun e tetë ditëve janë shumë për Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë humbën 3-2 ndaj Bochum dhe trajneri Thomas Tuchel është në "fije të perit". Bavarezët anuluan konferencën për shtyp pas duelit dhe diçka e tillë shihet si shenja e parë për shkarkimin e trajnerit. Jose Mourinho 'përgjon pas vrimës së çelësit' situatën dhe është në pritje të telefonatës. Në "Allianz Arena" priten zhvillime.