Premier League e futbollit në Angli vijoi këtë të shtunë me raundin e 22-të. Gjithçka nisi me fitoren e Bournemouth në fushën e Newcastle. Sukses në limite për Liverpool, ndërsa në Londër Arsenali u ndal 2-2 nga Aston Villa.
Në Londër miqtë e Liverpool morën një fitore me 'zemër në dorë' duke mposhtur 0-2 Brentfordin. Djemtë e Arne Slot ishin në kërkim të golit gjatë gjithë takimit, por Brentford bëri një paraqitje dinjitoze. Duhej futja në fushë e Nunez në pjesës e dytë që të kuqtë të vijojnë në krye të klasifikimit dhe me shkëputje. Në minutën 90+1 dhe 90+3 uruguajani shënoi dopietë për suksesin e plotë të Liverpool.
Në "St. James Park" vendasit e Newcastle u surprizuan dhe u mposhtën 1-4 nga Bournemouth. Ndeshja u zhbllokua nga miqtë pas vetëm gjashtë minutave lojë, me Kluivert që shënoi golin e parë. Më pas Guimaraes barazoi përkohësisht, para se Kluivert të shënonte sërish në fundin e pjesës së parë. Më pas holandezi gjeti edhe tripletën personale në fundin e sfidës, ndërsa Kerkez në limite "vulosi" gjithçka për 1-4. Newcastle dështon pas pesë fitoreve radhazi, por me 38 pikë pozicionohet në vendin e katërt. Ndërkohë me 37 pikë Bournemouth merr pozitën e gjashtë.
Dramë për Arsenalin në "Emirates". Skuadra e Artetas u ndal në barazimin 2-2 nga Aston Villa, paçka se "Topçinjtë" ishin në avantazhin e dyfishtë. Martinelli dhe Havertz shënuan për vendasit, ndërsa Tielemans dhe Uatkins barazuan sfidën.
Premier League, raundi 22:
E shtunë, 18 janar 2025
13:30 Newcastle 1-4 Bournemouth
16:00 Brentford 0-2 Liverpool
16:00 Leicester 0-2 Fulham
16:00 West Ham 0-2 Crystal Palace
18:30 Arsenal 2-2 Aston Villa
Renditja:
Dramë për Arsenalin në "Emirates". Skuadra e Artetas u ndal në barazimin 2-2 nga Aston Villa, paçka se "Topçinjtë" ishin në avantazhin e dyfishtë. Martinelli dhe Havertz shënuan për vendasit, ndërsa Tielemans dhe Uatkins barazuan sfidën. Arsenal me 44 pikë bën një hap të gabuar në ndjekje të Liverpool dhe mbetet po në vendin e dytë. Aston Villa me 36 pikë ndodhet në vendin e shtatë.
Në Londër miqtë e Liverpool morën një fitore me 'zemër në dorë' duke mposhtur 0-2 Brentfordin. Djemtë e Arne Slot ishin në kërkim të golit gjatë gjithë takimit, por Brentford bëri një paraqitje dinjitoze. Duhej futja në fushë e Nunez në pjesës e dytë që të kuqtë të vijojnë në krye të klasifikimit dhe me shkëputje. Në minutën 90+1 dhe 90+3 uruguajani shënoi dopietë për suksesin e plotë të Liverpool. Me 50 pikë të kuqtë janë në vendin e parë dhe të shkëputur nga ndjekësit e Arsenal dhe Nottingham. Brentford me 28 pikë mban pozitën e 11-të.