Mbrëmjen e së martës në Angli u zhvilluan katër nga ndeshjet e Carabao Cup të vlefshme për raundin e 1/16. Më tej kaluan Chelsea, Manchester City, Leicester dhe Aston Villa.
Në ‘Stamford Bridge’, Chelsea mposhti 5-0 Barrou me tripletën e Nkunku, golin e Netos dhe autogolin e Farman. Pa vështirësi edhe Manchester City që në shtëpi fitoi 2-1 kundër Uatford. Doku dhe Nunes shënuan në pjesën e parë për djemtë e Guardiolës, ndërkohë që Ince katër minuta nga fundi shkurtoi rezultatin. Për miqtë 14 minuta luajti edhe Rocco Vata.
‘Dhelprat’ e Leicester nuk e patën të lehtë në transfertë dhe vetëm pas penalltive kaluan Ualsall, me kohën e rregullt që u mbyll 0-0. Nga ana tjetër Aston Villa fitoi 1-2 kundër Uycombe me golat e Buendia dhe Duran. Në fund goli i Kone për vendasit nuk shërbeu.