GOLAT/ Chelsea fiton me Brojën në fushë, City barazohet 2-2 në fund nga Palace! Tri pikë për Newcastle, kapiteni i Luton pëson arrest kardiak
Premier League e futbollit në Angli është në javën e 17-të. Këtë të shtunë sfida mes Bournemouth dhe Luton u zhvillua vetëm 59 minuta pasi kapiteni i miqve, Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar arrest kardiak.
Premier League e futbollit në Angli është në javën e 17-të. Këtë të shtunë sfida mes Bournemouth dhe Luton u zhvillua vetëm 59 minuta pasi kapiteni i miqve, Tom Lockyer u rrëzua në fushë për herë të dytë këtë vit duke pësuar arrest kardiak. Luton njofton se ai është i vetëdijshëm pas ndihmës mjekësore.
Në sfidat e tjera, Chelsea fitoi 2-0 me Sheffield United. Armando Broja luajti 15 minuta në fundin e ndeshjes, teksa humbi një rast me portën bosh. Në 'Etihad', Manchester City u barazua 2-2 në fund nga Crystal Palace. Grealish dhe Leuis shënuan për "Qytetarët", teksa Matat dhe Olise (penallti 90+5') barazuan për Palace. Newcastle mundi 3-0 Fulhamin.
Në "Stamford Bridge", Chelsea rigjeti fitoren dhe pas dy humbjeve mundi 2-0 Sheffield United për javën e 17-të në Premier League. Palmer në minutën e 54 shënoi për Blutë, teksa sërish i njëjti shtatë minuta më vonë asistoi për Jackson që dyfishoi. Armando Broja luajti 15 minuta, duke humbur një rast të pastër shënimi. Në të 84 minutë sulmuesi i Kombëtares bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.
VIDEO/ Armando Broja humbet rastin me portën bosh te Chelsea
Chelsea rigjeti fitoren dhe pas dy humbjeve mundi 2-0 Sheffield United për javën e 17-të në Premier League. Armando Broja luajti 15 minuta, duke humbur një rast të pastër shënimi. Në të 84 minutë sulmuesi i Kombëtares bëri më të vështirën duke e dërguar topin jashtë.
VIDEO/ Chelsea fiton 2-0 ndaj Sheffield, Broja luan 15 minuta