Në Premier League, si asnjëherë tjetër këtë sezon, Chelsea mori fitoren e 4 radhazi, teksa mposhti 1-2 Brighton. Palmer dhe Nkuku i dhanë epërsinë e dyfishtë londinezëve, ndërsa vendasit vetëm në minutën e 97 arritën të shkurtonin, por që ishte shumë pak për të dalë me pikë nga ky takim. Me këtë sukses, 1 javë para fundit të kampionatit, Chelsea ka arritur të kapë vendin e gjashtë dhe të sigurojë një vend në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.
Te fitoret u rikthye Manchester United, që mposhti 3-2 një kundërshtar delikat si Newcastle. Përgjatë gjithë takimit ‘djajtë’ ishin në avantazh, teksa fillimisht realizuan talented Maino, Diallo dhe në fund sulmuesi Rasmus Hojlund.