GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk ndalet as në moshën 39-vjeçare. Ylli portugez shënoi dopietë në fitoren 3-1 të Al Nassr kundër Al Khaleej, për të dërguar skuadrën nga Ryadi në finalen e Kupës së Arabisë Saudite ku përballë është Al Hilal.

Në "King Saud Univerity" ndeshja nisi mirë për Al Nassr, me Ronaldon që shënoi pas vetëm 17 minutave lojë duke kaluar të tijtë në epërsi. Në pjesën e parë kishte vend edhe për Sadio Mane, që në të 37' shndërroi në gol një penallti.

Me fillimin e pjesës së dytë, sërish Ronaldo "vulosi" finalen e Al Nassr dhe shënoi golin e dytë përsonal. Në fund kishte vend edhe për golin e nderit të Al Khaleej me Al Terais.

Kështu, Al Nassr eliminon në gjysmëfinale ish-skuadrën e Sokol Cikalleshit dhe gjen rivalët e Al Hilal në finalen e datës 31 maj.

Këtë sezon Cristiano Ronaldo ka shënuar 44 gola në 45 ndeshje me Al Nassr, teksa dje e çoi në 887 numrin e golave në karrierë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Protesta te Bashkia, Belind Këlliçi kërcënon drejtorët e policisë: Jeta është e gjatë, do ta paguani

Protesta te Bashkia, Belind Këlliçi kërcënon drejtorët e policisë: Jeta është e gjatë, do ta paguani