Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e pestë. Këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00, Egnatia mundi 2-1 Laçin në stadiumin e Rrogozhinës. Me këto tri pikë djemtë e Tetovës marrin kreun e klasifikimit, me dhjetë pikë sa ka edhe Tirana. Në 18:00 Skënderbeu humbi 0-1 me Kukësin në Korçë, teksa në 20:15 Vllaznia fitoi 2-0 me Teutën në "Loro Boriçi".
Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia vendase fitoi 2-1 me Laçin për javën e pestë në Superligë. Të besuarit e Edlir Tetovës vuajtën në fund, me ndeshjen që ishte emocionuese. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Dwamena. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me të majtë e la topin në rrjetën e Dajsinanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në të dytën Spahiu në minutën e 57 i shënoi golin e dytë Laçit. Mesfushori mori një pasim të bukur nga Zejnullai, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij, me Spahiun që nuk festoi.
Duhej minuta e 84 kur dueli do rihapej me autogolin e Malotës. Një goditje e Ujkës nga jashtë zone, u devijua nga mbrojtësi i vendasve, duke e dërguar topin pas krahëve të Sherrit. Pas këtij rasti Paulauskas humbi një mundësi të mirë te Egnatia, ndërsa dueli u mbyll me fitoren e rrogozhinasve. Pas këtij rezultati, Egnatia me 10 pikë mban kreun e Superligës, teksa aq pikë ka edhe Tirana e vendit të dytë. Laçi me shtatë pikë është në vendin e pestë.
Kukësi fitoi 0-1 me Skënderbeun në Korçë, për javën e pestë në Superligë. Miqtë e Stavri Nicës iu falën një supergoli nga Endri Reçi në minutën e 29-të të ndeshjes, duke marrë tri pikët e para për këtë sezon në elitën e futbollit në vend. Pas katër humbjeve, verilindorët ia dolën që në transfertë të shijonin suksesin, duke barazuar me pikë Dinamon e parafundit. Për korçarët kjo është humbja e tretë radhazi, pas dy fitoreve në javët e para.
Vllaznia fitoi 2-0 kundër Teutës në "Loro Boriçi", me sfidën që vlente për javën e pestë në Superligë. Heroi i vendasve ishte Bekim Balaj me dopietë. Në minutën e 16-të, sulmuesi përfitoi nga një krosim dhe e dërgoi sferën në rrjetën e Demës. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në të 42 minutë, Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për golin e dytë dhe atë të qetësisë.
Për t'u përmendur se në fundin e ndeshjes, portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri la fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij u fut Mehidri. Nga ana tjetër, portieri i Teutës doli nga fusha me karton të kuq. Në minutën e 90+7 ai bëri një ndërhyrje jashtë zonës dhe preku topin me dorë, duke detyruar Juxhin Xhajën t'i tregonte kartonin e kuq. Mes shtyllave më pas u fut Beqja, me Longon që kishte bërë zëvendësimet.
Pas humbjes me Laçin, Vllaznia rikthehet te suksesi që e dërgon në vendin e tretë me tetë pikë. Teuta merr humbjen e dytë këtë sezon, teksa mbetet në kuotën e katër pikëve në vendin e tetë dhe me një ndeshje më pak.
Superliga - java 5:
E premte
15:00 Tirana 0-1 Erzeni (Maliqi 17')
18:00 Dinamo 1-3 Partizani (Kaçorri 90+3' (p) / Bintsouka 58', Rrapaj 78', Da Silva 83')
E shtunë
15:00 Egnatia 2-1 Laçi (Dwamena 11', Spahiu 57' / Malota 84' (og))
18:00 Skënderbeu 0-1 Kukësi (Reçi 29')
20:15 Vllaznia 2-0 Teuta (Balaj 16', 42' (p))
Renditja:
Vllaznia fitoi 2-0 kundër Teutës në "Loro Boriçi", me sfidën që vlente për javën e pestë në Superligë. Heroi i vendasve ishte Bekim Balaj me dopietë. Në minutën e 16-të, sulmuesi përfitoi nga një krosim dhe e dërgoi sferën në rrjetën e Demës. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në të 42 minutë, Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për golin e dytë dhe atë të qetësisë.
Për t'u përmendur se në fundin e ndeshjes, portieri i Vllaznisë, Kristi Qarri la fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij u fut Mehidri. Nga ana tjetër, portieri i Teutës doli nga fusha me karton të kuq. Në minutën e 90+7 ai bëri një ndërhyrje jashtë zonës dhe preku topin me dorë, duke detyruar Juxhin Xhajën t'i tregonte kartonin e kuq. Mes shtyllave më pas u fut Beqja, me Longon që kishte bërë zëvendësimet.
Pas humbjes me Laçin, Vllaznia rikthehet te suksesi që e dërgon në vendin e tretë me tetë pikë. Teuta merr humbjen e dytë këtë sezon, teksa mbetet në kuotën e katër pikëve në vendin e tetë dhe me një ndeshje më pak.
Kukësi fitoi 0-1 me Skënderbeun në Korçë, për javën e pestë në Superligë. Miqtë e Stavri Nicës iu falën një supergoli nga Endri Reçi në minutën e 29-të të ndeshjes, duke marrë tri pikët e para për këtë sezon në elitën e futbollit në vend. Pas katër humbjeve, verilindorët ia dolën që në transfertë të shijonin suksesin, duke barazuar me pikë Dinamon e parafundit. Për korçarët kjo është humbja e tretë radhazi, pas dy fitoreve në javët e para.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia vendase fitoi 2-1 me Laçin për javën e pestë në Superligë. Të besuarit e Edlir Tetovës vuajtën në fund, me ndeshjen që ishte emocionuese. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Dwamena. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me të majtë e la topin në rrjetën e Dajsinanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në të dytën Spahiu në minutën e 57 i shënoi golin e dytë Laçit. Mesfushori mori një pasim të bukur nga Zejnullai, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij, me Spahiun që nuk festoi.
Duhej minuta e 84 kur dueli do rihapej me autogolin e Malotës. Një goditje e Ujkës nga jashtë zone, u devijua nga mbrojtësi i vendasve, duke e dërguar topin pas krahëve të Sherrit. Pas këtij rasti Paulauskas humbi një mundësi të mirë te Egnatia, ndërsa dueli u mbyll me fitoren e rrogozhinasve.
Pas këtij rezultati, Egnatia me 10 pikë mban kreun e Superligës, teksa aq pikë ka edhe Tirana e vendit të dytë. Laçi me shtatë pikë është në vendin e pestë.