GOLAT/ Erzeni fiton pas pesë ndeshjesh, Egnatia s'i bën ballë shijakasve! VAR, penallti dhe spektakël në 'Niko Dovana'
Festa e Nonatos pas golit
Spektakël në "Niko Dovana". Erzeni fitoi 2-1 me Egnatian për javën e 25-të të Superligës. Shijakasit u treguan më të saktë në këtë përballje, duke dalë te tri pikët pas pesë ndeshjeve duke iu afruar me një pikë rrogozhinasve që janë në zonën evropiane. Ndeshja nisi me ritëm, teksa skuadrat ishin kërkuese. Goli i parë i sfidës u shënua nga Kahrimanovic në të 33 minutë nga penalltia. Duhej ndërhyrja e VAR që kryesori Albert Doda të drejtonte gishtin nga pika e bardhë, me shijakasit që nuk gabuan. Vetëm pesë minuta më vonë, Nonato do dyfishonte për vendasit pas një pasigurie të Sherrit në katërkëndësh. Teksa të gjithë po mendonin për pushimin, Duamena në të 45+4 mnutë shënoi për 2-1, duke hapur ndeshjen. Pjesa e dytë në "Niko Dovana" ishte spektakolare, me VAR që anulloi dy gola për pozicion jashtë loje. Si fillim Nonato te Erzeni dhe më pas Duamena te rrogozhinasit u ndalën nga VAR, që "ngriu" festat. Sulmuesi i Egnatias, Duamena në shtesë goditi edhe shtyllën, teksa edhe pas tetë minutave shtesë ndeshja mbeti 2-1. Pas pesë përballjeve pa tri pikë, Erzeni ia del të fitojë për të shkuar në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Egnatia me 37 pikë qëndron në vendin e tretë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
48%
-
I gabuar
39.6%
-
Jam i/e dyzuar
12.4%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Kukësi surprizon Ilirinë në Fushë-Krujë, fitojnë Skënderbeu dhe Besa (Renditja)
1 Mars, 16:07
-
Superliga/ Partizani fiton 2-0 kundër Egnatias, Dinamo përmbys 1-2 Vorën! Paqe në Elbasan dhe Durrës
28 Shkurt, 08:44
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 24-t zhvillohet në dy ditë, Skënderbeu dhe Laçi luajnë në udhëtim
27 Shkurt, 11:43
-
Disiplina me 'dorë të hekurt', pezullohet me katër ndeshje zyrtari i Flamurtarit! Gjobë për Teutën, dënime edhe në kategoritë e tjera
27 Shkurt, 11:03
-
Debuton në 'Klasike' kundër Vllaznisë, Orges Shehi: Trajnerët duan gjashtë muaj kohë, Tirana fiton në Shkodër dhe del nga kriza
26 Shkurt, 15:05
-
Ndeshja kundër Tiranës, Qato dhe Kastrati 'ndezin' sfidën Klasike: Shehi ka bërë historinë, por tri pikët qëndrojnë në Shkodër
26 Shkurt, 12:18
-
KF Tirana i besoi trajnerit të fundit që i solli trofe, Orges Shehi statistika fantastike për mbijetesën! Kontrata e durrsakut me bardheblutë
24 Shkurt, 11:57
-
Zyrtare/ KF Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, largimi i tretë për këtë sezon! E zëvendëson Orges Shehi
23 Shkurt, 19:21
-
Disfata me Teutën i kushton shtrenjtë Ardian Nuhiut, pritet shkarkimi i trajnerit nga Tirana
23 Shkurt, 11:40
-
Superliga/ Flamurtari në krizë totale, Partizani e përmbys 1-2 në Vlorë! Trajneri Moriero përfundon në spital
23 Shkurt, 11:14
-
Superliga/ Mjafton një penallti e dhënë me VAR, Teuta fiton 0-1 në ‘Selman Stërmasi’ kundër Tiranës! Bardheblutë mbeten në zonën e ftohtë
22 Shkurt, 16:17
-
Superliga/ Vllaznia nuk pësonte humbje prej 9 ndeshjesh, Bylisi fiton 2-1 kundër shkodranëve! AF Elbasani mposht Vorën dhe ndjek kryesuesit
21 Shkurt, 15:43