Premier League zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e radhës për raundin e 12-të. Liverpool fitoi me vështirësi 2-3 në udhëtim dhe prin renditjen +8 duke përfituar nga humbja e Manchester City. Në 17:30 Ipsuich barazoi 1-1 me Manchester United, teksa për miqtë debutoi trajneri i ri Ruben Amorim.
Në stadiumin "Shën Maria", Southampton vendas nuk ia doli të marrë pikë paçka se shënoi dy gola kundër Liverpoolit. Ishin miqtë që fituan 2-3 në një ndeshje dramatike dhe e shohin veten në krye të Premier League me tetë pikë më shumë se ndjekësit e Manchester Cityt.
Ndeshja u zhbllokua nga Szobozlai për miqtë, para se "Shenjtorët" të përmbysnin 2-1 me Armstrong dhe Fernandes. Duhej dopieta e egjiptianit Salah në minutat 65 dhe 83 (penallti) që Liverpool të siguronte tri pikët kundër vendit të fundit në renditje.
Për Manchester United, trajner i ri dhe probleme të vjetra. Portugezi Ruben Amorim debutoi në stolin e "Djajve të Kuq" në barazimin 1-1 kundër Ipsuich. Manchester United iu deshën vetëm 80 sekonda për të kaluar në epërsi me Rashford, teksa Muric në portë nuk mundi të ndalte dot aksionin e shpejtë.
Kur u duk se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, ishte Hutchinson që barazoi 1-1 për Ipsuich. Edhe pse pjesa e dytë prodhoi raste, Amorim debutoi në barazim 1-1 për United. Me 16 pikë pas javës së 12-të United mban vendin e 12-të.
Premier League, raundi 12-të:
E diel, 24 nëntor 2024
15:00 Southampton 2-3 Liverpool
17:30 Ipsuich 1-1 Manchester United
Renditja: