Europa League është në fazën e play-off të 1/16 me ndeshjet e para me eliminim direkt që janë luajtur këtë të enjte. Pas 90 minutave, Feyenoord dhe Roma barazuan 1-1, teksa te suksesi dolën Galatasaray dhe Sportingu i Lisbonës. Shakhtar dhe Marseille shënuan katër gola pa fitues në Gjermani. Milani siguroi fitoren që mund t'i dërgojë më tej, duke mundur 3-0 Rennes.
Në stadiumin "De Kuip" në Rotterdam, Feyenoord dhe Roma barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 me eliminim direkt në Europa League. Përballja në Holandë ishte e luftuar dhe vendosi sërish bashkë dy finalistët e Tiranës në kompeticionin e Conference League të vitit 2022.
Në "San Siro" Milani ia doli të fitonte 3-0 kundër francezëve të Rennes. Kuqezinjtë kanë hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin më tej, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave. Ishte Loftus-Cheek që shënoi dopietë në minutat 32 dhe 48, ndërsa Leao "vulosi" ndeshjen në të 53 minutë me një gol të bukur.
Tanimë vëmendja është në ndeshjet e kthimit që luhen pas një jave, më 22 shkurt.
Rezultatet:
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
VIDEO/ Milan hedh kandidaturën për trofeun, mposht 3-0 Rennes në Europa League
Në "San Siro" Milani ia doli të fitonte 3-0 kundër francezëve të Rennes. Për 1/16 e Europa League, kuqezinjtë kanë hedhur një hap të rëndësishëm për kalimin më tej, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave. Ishte Loftus-Cheek që shënoi dopietë në minutat 32 dhe 48, ndërsa Leao "vulosi" ndeshjen në të 53 minutë me një gol të bukur.
VIDEO/ Lukaku bën heroin dhe mban italianët në lojë, Roma barazon 1-1 me Feyenoordin në Holandë
Në stadiumin "De Kuip" në Rotterdam, Feyenoord dhe Roma barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 me eliminim direkt në Europa League. Përballja në Holandë ishte e luftuar dhe vendosi sërish bashkë dy finalistët e Tiranës në kompeticionin e Conference League të vitit 2022.
Grinta në fushë nuk mungoi, teksa Paixao kaloi në epërsi vendasit e Slot në fundin e pjesës së parë. I harruar në zonën mike, shtatëlarti nuk e pati të vështirë të mposhtet me kokë Svilar. Goli i barazimit për Romën u shënua nga Lukaku në të 67 minutë, po me kokë.