JAPONI - Interi fitoi 2-1 me përmbysje kundër PSG-së, në një test miqësor të zhvilluar në stadiumin kombëtar të Tokyos në Japoni. Në turneun veror që skuadrat po zhvillojnë në Azi, zikaltërit fituan me gola nga stoli, teksa përmbysën perlën e Vitinhas nga afro 25 metra.
Pjesa e parë ishte pa histori, me skuadrat që i lanë gjithçka 45 minutave të dyta. Do duhej e 63 minutë që Vitinha me një goditje të bukur të mposhtet Stankovicin në portë, kjo pas asistit të Soler.
Fill pas golit, Inzaghi hodhi në fushë edhe Asllanin, me lojtarin e Kombëtares që ishte protagonist te goli i barazimit. Në të 81 minutë, Kristjani nxori një top nga mesi i fushës për të Cuadrado, me aksionin që solli golin.
Pasimi final i Frattesit gjeti Espositon të lirë, me të djathtën e sulmuesit që përfundoi në rrjetën e Donnarummës. Ende pa u zbehur festa e golit të parë, në të 83 minutë Interi gjeti golin e dytë dhe të përmbysjes me Sensin, sërish me asistin e Frattesit.
Kështu, Interi ia del të fitojë kundër PSG-së, me trajnerët Inzaghi dhe Lusi Enrique që po shohin formën e lojtarëve në pritje për nisjen e kampionateve respektive në Serie A dhe Ligue I.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.1%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 741
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministrja japoneze zotohet të mbrojë ujërat territoriale mes tensioneve me Kinën
23 Dhjetor, 21:28
-
Kazuyoshi Miura nuk ndalet, futbollisti 58-vjeçar firmos me skuadrën e re japoneze
23 Dhjetor, 15:57
-
15 vite pas tragjedisë së Fukushimës, Japonia përgatitet për rihapjen e centralit më të madh bërthamor në botë
22 Dhjetor, 12:41
-
GOLAT/ S'ka trofe për Chivu, Bologna nxjerr Interin jashtë Superkupës së Italisë! Në finale kundër Napolit
20 Dhjetor, 08:34
-
Formacionet/ Napoli i pret në finalen e Superkupës, Chivu përpara Bologna - Inter: I kemi premtuar vetes më shumë ambicie këtë sezon
19 Dhjetor, 11:44
-
Inzaghi 'sms' Interit, flet për jetën e ëndrrave në Riad: Le të takohemi, këtu si parajsë
18 Dhjetor, 12:29
-
GOLAT/ PSG fiton trofeun Interkontinental, mposht Flamengon pas penalltive dhe heroizmit të portierit rus! Kupa e gjashtë sezonale për francezët
18 Dhjetor, 09:00
-
Dumfries kthehet në mars, Interi futet në treg! Frattesi 'financon' afrimin e ri
17 Dhjetor, 09:20
-
Dënimi i ultrasve në Milano, gjyqtarja: Tifozët e Interit matricë e mafias, ata të Milanit bëjnë 100 mijë euro me aktivitete të paligjshme
16 Dhjetor, 14:49
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor, 13:58
-
Interi në emergjencë para Superkupës, Acerbi jashtë për një muaj! Calhanoglu në dyshim, Dumfries mbetet mister
13 Dhjetor, 14:55
-
Dëmtuan autobusin e PSG-së në mbrëmjen Champions, arrestohen dy tifozët e Bilbaos
12 Dhjetor, 15:34