Serie A e futbollit vijon këtë të diel me katër ndeshjet e radhës në program të vlefshme për raundin e 20-të. Gjithçka nisi në 12:30 me fitoren 1-0 të Genoas kundër Parmës. Ndërkohë që Interi fitoi 0-1 në udhëtim me Venezian, aty ku për zikaltërit nga minuta e parë luajti Kristjan Asllani. Pasim fantastik nga djaloshi kuqezi për golin e fitores. Po sot në fushë do zbresin edhe Roma e Napoli.
Në "Ferraris" vendasit e Genoas ia dolën të merrnin tri pikë duke mposhtur 1-0 Parmën. Përballja ishte e fortë dhe dy skuadrat u kujdesën më shumë të mbronin, duke mbyllur 0-0 pjesën e parë. Në minutën e 65-të, një aksion i nisur nga Miretti dhe pasimi brilant i mesfushorit nxori në pozicion goditës Frendrup. Ky i fundit lëshoi një të djathtë pa shumë pretendime, por devijimi nga mbrojtja bëri që trajektorja e topit të nxirrte jashtë loje portierin dhe topi të ndalej në rrjetë. Me 23 pikë Genoa ngjitet në pozitën e 11-të, duke lënë Parmën në vendin e 17-të me 19 pikë.
Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias nuk i bënë dot ballë Interit duke u mposhtur 0-1. Për zikaltërit Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe la shenja në këtë duel. Minuta e 16-të e sfidës ishte deçizive, kur Asllani nga mesi i fushës dhuroi një pasim të bukur në sulm për Lautaron. Argjentinasi e kontrolloi sferën bukur, por goditja u ndal nga portieri vendas dhe në topin e kthyer Darmian nuk mund të gabonte me portën bosh. Në minutën e 41 Asllani u ndëshkua me karton të verdhë, teksa në të 63' Inzaghi vendosi mos e rrezikonte duke e zëvendësuar me Frattesin.
Serie A, raundi 20-të:
E diel, 12 janar 2025
12:30 Genoa 1-0 Parma
15:00 Venezia 0-1 Inter
18:00 Bologna - Roma
20:45 Napoli - Verona
Renditja:
Interi fitoi 0-1 në udhëtim me Venezian në udhëtim. Dueli u vendos nga goli i Darmian, i nisur nga këmbët e Asllanit me një pasim nga 50 metra largësi. Pas ndeshjes për DAZN mesfushori i Kombëtares tha se është mësuar me kritikat dhe ato e motivojnë.
"Jam mësuar me këtë, ata shkruajnë shumë për mua. Por tani kam mësuar, kam fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe jam i lumtur kështu. Kam djem rreth meje që besojnë te unë.
Shumë kritika? Për mendimin tim, po, por është më mirë që ata të më kritikojnë sepse më karikojnë. Kam afër njerëz që më duan. Rëndësi sot kishin vetëm tri pikët", tha Asllani për DAZN.
Humbja me përmbysje e Interit 3-2 kundër Milanit në finalen e Superkupës së Italisë solli shumë kritika për Asllanin, i cili hoqi dorë nga rrjetet sociale.
Në "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias nuk i bënë dot ballë Interit duke u mposhtur 0-1. Për zikaltërit Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe la shenja në këtë duel. Minuta e 16-të e sfidës ishte deçizive, kur Asllani nga mesi i fushës dhuroi një pasim të bukur në sulm për Lautaron. Argjentinasi e kontrolloi sferën bukur, por goditja u ndal nga portieri vendas dhe në topin e kthyer Darmian nuk mund të gabonte me portën bosh.
Në minutën e 41 Asllani u ndëshkua me karton të verdhë, teksa në të 63' Inzaghi vendosi mos e rrezikonte duke e zëvendësuar me Frattesin. Tanimë Inter me 43 pikë merr vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak se Atalanta e renditur në pozitën e tretë. Ndërkohë presioni është në anën e Napolit kryesues (44 pikë dhe një ndeshje më shumë).