ITALI - Kristjan Asllanit iu besua një fanellë titullari nga Simone Inzaghi dhe mesfushori i Interit nuk zhgënjeu. Në përballjen kundër Venezias talenti i Kombëtares "gatoi" golin që i dha Interit fitoren.
Duhej minuta e 16-të që Asllani me vizionin e qartë lëshoi një pasim nga mesi i fushës për Lautaron, me këtë të fundit që u ndal nga portieri vendas dhe në topin e kthyer me portën bosh Darmian nuk gaboi.
Meritat e këtij goli padyshim për Asllanin që ditët e fundit u "bombardua" me kritika pas humbjes 3-2 të Interit në finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit.
Autokritikë e menjëhershme dhe një "sms" nga Asllani për gjithë kritikët.