GOLAT/ Interi 'blindon' kreun në Serie A, mposht 4-0 Salernitanën dhe mendon për Atl. Madridin

Serie A e futbollit nisi javën e 25-të këtë të premte. Interi siguroi tri pikë pas fitores 4-0 ndaj Salernitanës. Në Milano, djemtë e Inzaghit "blindojnë" kreun e renditjes dhe tanimë mendojnë për ndeshjen e së martës në shtëpi kundër Atletico Madrid, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Përballja nisi shkëlqyeshëm për zikaltërit, që shënuan dy gola pas 19 minutave të para. Thuram dhe Lautaro mposhtën Ochoan edhe pas pasimeve finale të Carlos Augusto. Dumfries në të 40 minutë mbylli llogaritë me golin e tretë.

Në fraksionin e dytë Kristjan Asllani mori 23 minuta duke zëvendësuar Calhanoglu. Minuta e 90+1 solli edhe golin e katërt për Interin, me Arnautovic që tundi rrjetën.

Me 63 pikë Interi qëndron në vendin e parë, dhjetë pikë më shumë se Juventusi ndjekës. Te Salernitana as shkarkimi i Pippo Inzaghit nuk i qetëson ujërat, teksa ekipi pëson humbjen e 16 sezonale dhe me vetëm 13 pikë renditen në vendin e fundit. Fabio Liverani debuton me humbje në ekipin nga Salerno.

Më herët këtë të premte Torino fitoi 2-0 me Leçen me gola të Bellanova dhe Zapatas.

 

 

 

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim