Interi fitoi të martën e 25 shkurtit 2-0 kundër Lazios në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe gjen një derbi kundër Milanit në gjysmëfinale. Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani e nisi titullar ndeshjen dhe luajti 63 minuta, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Përballja në ‘Giuseppe Meazza’ ishte me grintë dhe raste, ndërsa duhej minuta e 39-të që zikaltërit të kalonin në epërsi me Arnautovic. Interi ia doli mos pësonte dhe në minutën e 77-të ‘vulosi’ sfidën me penalltinë e kthyer në gol nga Calhanoglu.

Tanimë Interi gjen në gjysmëfinale Milanin, në një derbi që vlen finalen e Kupës së Italisë dhe dërgon një ekip më pranë një objektivi të rëndësishëm.

Sot Juventusi pret në Torino skuadrën e Empolit për biletën e vetme të mbetur, ndërsa në gjysmëfinale pret Bologna.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?