GOLAT/ Juventus rigjen Vlahovic-in dhe tri pikët, Interi 'tërmet 6 ballësh'! Milani dhe Roma ngecin në Serie A

Serie A e futbollit zhvilloi tetë ndeshjet e javës së 33-të. Për këtë raund nuk mund të mos kishte surpriza, teksa Milani dhe Roma ngecën në barazimet respektive kundër Cremoneses dhe Monzës. Juventusi fitoi 2-1 me Leccen në Torino, ndërsa edhe Lazio bëri detyrën në "Olimpico" kundër Sassuolos. Interi "shkatërroi" 0-6 Veronën në transfertë.

Në "Allianz Stadium", Juventusi fitoi 2-1 me Leccen për javën e 33-të në Serie A. Sfida u hap nga goli i Paredes për vendasit, teksa Ceesay barazoi me penallti në minutën e 37 për miqtë. Vetëm tre minuta më vonë, Vlahovic shënoi golin e fitores për "Zonjën", me serbin që pas 680 minutave "shterpë" i jep tri pikë bardhezinjve pas tre ndeshjeve.

Në "Marc'Antonio Bentegodi", Verona humbi 0-6 me Interin për javën e 33-të në Serie A. Zikaltërit nuk u kursyen ndaj vendasve, me golat që u shënuan nga Gaich (aut), Calhanoglu, Dzeko me dopietë dhe Marinez dopietë. 13 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Brozovic në të 77 minutë.

Në "Brianteo", Monza vendase barazoi 1-1 me Romën në javën e 33-të në Serie A. Edhe njëherë skuadra e presidentit Berlusconi tregoi se është makthi i skuadrave të mëdha, duke ndalur edhe Romën. Ndeshja u hap nga goli i El Shaarawy në minutën e 24, teksa barazoi Caldirola në minutën e 39-të.

Seria A - java 33:

Atalanta 3-2 Spezia

Juventus 2-1 Lecce

Salernitana 3-3 Fiorentina

Sampdoria 0-2 Torino

Milan 1-1 Cremonese

Lazio 2-0 Sassuolo

Monza 1-1 Milan

Verona 0-6 Inter

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:46
Monza makthi i të mëdhave, Berlusconi 'hipnotizon' Romën (GOLAT)

Në "Brianteo", Monza vendase barazoi 1-1 me Romën në javën e 33-të në Serie A. Edhe njëherë skuadra e presidentit Berlusconi tregoi se është makthi i skuadrave të mëdha, duke ndalur edhe Romën. Ndeshja u hap nga goli i El Shaarawy në minutën e 24, teksa barazoi Caldirola në minutën e 39-të.

Ora 09:45
Interi 'shkërmoq' Veronën, zikaltërit shënojnë 6 herë (VIDEO)

Në "Marc'Antonio Bentegodi", Verona humbi 0-6 me Interin për javën e 33-të në Serie A. Zikaltërit nuk u kursyen ndaj vendasve, me golat që u shënuan nga Gaich (aut), Calhanoglu, Dzeko me dopietë dhe Marinez dopietë. 13 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Brozovic në të 77 minutë.

Ora 09:43
VIDEO/ Juventusi e bën dramë në Torino, Vlahovic nxjerr 'Zonjën' nga kriza

Në "Allianz Stadium", Juventusi fitoi 2-1 me Leccen për javën e 33-të në Serie A. Sfida u hap nga goli i Paredes për vendasit, teksa Ceesay barazoi me penallti në minutën e 37 për miqtë. Vetëm tre minuta më vonë, Vlahovic shënoi golin e fitores për "Zonjën", me serbin që pas 680 minutave "shterpë" i jep tri pikë bardhezinjve pas tre ndeshjeve.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania