GOLAT/ Juventusi 'lë nam', Sevilla e përmbys me 10 futbollistë! Spanjollët sfidojnë Romën në finalen e Europa League

Sevilla fitoi 2-1 me Juventusin në gjysmëfinalen e kthimit në Europa League dhe kështu merr të drejtën për të luajtur në finalen e këtij kompeticioni kundër Romës, më 31 maj në Budapest.

Dueli i zhvilluar në "Sanchez Pizjuan" ishte i luftuar, me atmosferën që ishte e ndezur edhe nga tifozët e zjarrtë andaluzianë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Sczezney ishte hero te bardhezinjtë, duke ndalur disa sulme të rrezikshme të vendasve.

Vetëm një minutë në fushë, Vlahovic zhbllokoi ndeshjen dhe kaloi në avantazh Juventusin në minutën e 65-të, pas asistit të Rabiot. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Suso shënoi nga jashtë zone me një "perlë", pas pasimit final të Lamelas.

Me 90 minutat që u mbyllën 1-1 dhe me ndeshjen e parë që ishte mbyllur po në këto shifra, dueli shkoi në shtesë. Duhej minuta e 95 që Lamela të shënonte me Kokë pas asistit të Gil, për t'i dhënë avantazhin dhe finalen e EL Sevillas.

Edhe pse në minutën e 115 Acuna doli me karton të kuq te Sevilla, sërish Juve nuk ia doli dot ta dërgonte ndeshjen në shtesë. Kështu, finalja e Europa League më 31 maj do jetë Sevilla - Roma.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon