Roma bën Leverkusenin për 'Aspirina', italianët janë finalistët e Europa League
Festa e tifozëve të Romës
Roma është finalistja e parë e Europa League. Skuadra e Mourinhos barazoi 0-0 me Bayer Leverkusen në Gjermani, duke iu falur fitores së parë 1-0 në "Olimpico". Në sfidën e kthimit, djemtë e Mourinhos u treguan të saktë në prapavijë, duke mbajtur portën të paprekur dhe administruar avantazhin e ndeshjes së parë gjysmëfinale.
"Aspirinat" gjermane duket se janë bërë për mjekim, teksa Alonso dhe të tijtë ishin shumë pranë një eventi historik. Tanimë është Roma që ka siguruar finalen e Europa League, duke rezervuar një vend mbrëmjen e 31 majit në Budapest.
Ndeshja nuk ka qenë e qetë, teksa u deshën gjashtë kartona të verdhë që arbitri të mbante në kontroll lojtarët. Në fillimin e pjesës së dytë ka pasur një ndërprerje prej disa minutash të lojës, me fansat e Romës që ndezën "BayArenën".
Tanimë Roma do duhet të presë shtesën në ndeshjen tjetër mes Sevillas dhe Juventusit, ndeshje që në Spanjë përfundoi 1-1 dhe shkoi në shtesë, për të mësuar kundërshtarin e finales së Europa League.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
76.9%
-
Jo
17.9%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 969
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Juventusi ngec në Bergamo, vetëm 'X' ndaj Atalantës! Roma fiton 2-0 në 'Olimpico', Empoli s'e mban dot ritmin
1 Tetor, 22:48
-
GOLAT/ Leverkusen fiton me Xhakën në fushë dhe kryeson Bundesligë, barazim spektakolar mes Leipzig dhe Bayern Munich
30 Shtator, 21:58
-
153 ditë i dëmtuar, agjenti ndez 'dritën jeshile' për Kumbullën: Ka kaluar kohë të vështira, ja kur rikthehet në fushë
29 Shtator, 12:02
-
GOLAT/ Roma zhytet në krizë, Genoa e mposht me poker në 'Ferraris'
29 Shtator, 09:32
-
GOLAT/ Liverpool dhe Roma tri pikë me vuajtje në transfertë, Panathinaikos befason Villarrealin në Europa League (Rezultatet)
21 Shtator, 23:05
-
Shqiptarët në Europë! Më shumë se kurrë pjesë e Champions, Europa dhe Conference League
21 Shtator, 14:26
-
Francesco Totti: Vitin tjetër rikthehem te Roma, Mourinho njëshi i trajningut
15 Shtator, 10:48
-
Lukaku s'ndalet në stërvitje, ul në tokë mbrojtësin dhe shënon supergol! Gëzojnë tifozët e Romës (VIDEO)
6 Shtator, 16:03
-
Tre gola dhe karton i kuq, Milani mposht Romën në ‘Olimpico’ me 10 lojtarë (GOLAT)
1 Shtator, 22:57
-
SHORTI/ Grupe të forta në Europa League, Roma gjen Sheriffin! Ajax-i kundër Marseille dhe Brighton
1 Shtator, 13:40
-
Hidhet sot shorti, gjithçka duhet të dini për grupet e Europa dhe Conference League
1 Shtator, 11:27
-
VIDEO/ 'Të çmendur' pas Lukakut, tifozët e Romës prishin makinat për belgun
30 Gusht, 10:52