Real Madridi fitoi 2-0 të shtunën kundër Sevillas për raundin e 17-të në La Ligan spanjolle të futbollit. Kjo ishte ndeshja e fundit e "Galaktikëve" për vitin 2025, me Kylian Mbappe që barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos. Në këtë vit kalendarik francezi ia doli të shënonte 59 gola me fanellën e Real Madrid, aq sa kishte bërë CR7 në vitin 2013.
Në 'Bernabeu' ndeshja u zhbllokua pas 38 minutave lojë me golin e Jude Bellingham. Për të "vulosur" suksesin e të tijve dhe për të arritur rekordin e Ronaldos mendoi Kylian Mbappe i cili shënoi nga 11 metërshi katër minuta nga fundi i sfidës.
Me këtë fitore 'Galaktikët' ngjiten në kuotën e 42 pikëve për vendin e dytë, një më pak se Barcelona kryesuese e cila ka edhe një ndeshje më pak (kundër Villarrealit).
Komente





