Bundesliga gjermane vijon të kryesohet nga Bayer Leverkusen edhe pas javës së 20-të. "Aspirinat" fituan këtë të shtunë në udhëtim 0-2 kundër Darmstadt, me dopietën e Tella në minutat 33 dhe 52. Në fushë për miqtë e Alonsos 88 minuta luajti edhe Granit Xhaka.
Në "Allianz Arena", Bayern Munich vijon të bëjë mirë dhe pas triumfit 3-1 me përmbysje kundër Borussia Monchengladbach, ndjek Leverkusenin. Miqtë shënuan në pjesën e parë me Elvedi, para se Pavlovic, Kane dhe de Ligt të shënonin për të besuarit e Tuchel. Me 50 pikë, bavarezët janë në vendin e dytë, dy pikë më pak se "Aspirinat".
Në ndeshjet e tjera, Bochum dhe Augsburg barazuan 1-1, teksa Bremen iu fal golit të Ducksch në minutën e dytë për të mposhtur 0-1 Mainz. Tri pikë edhe për Stuttgart, që mposhti 1-3 Freiburgun.
VIDEO/ Përmbysje në shtëpi, Bayern Munich fiton 3-1 me Gladbach