GOLAT/ Armando Broja hero në Londër, Chelsea barazon 4-4 me Man. City! Liverpool fiton 3-0 dhe merr vendin e dytë, tri pikë për West Ham e Villa

Armando Broja feston penalltinë e fituar me Chelsea

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 12-të. Këtë të dielë në program janë pesë duele, teksa gjithçka filloi më 15:00. Liverpool iu fal formës së mirë dhe dopietës së Salah, teksa pasi mundi 3-0 Brentofdin merr vendin e dytë. Te fitorja këtë javë dolën edhe Aston Villa dhe West Ham. Në 17:30 kryendeshja e javës mes Chelsea dhe Manchester City u mbyll 4-4, me Armando Brojën që u rikthye si protagonist te Blutë e Pochettinos duke fituar penalltinë që u kthye në gol në shtesë.

Në "Anfielld Road", Liverpooli mundi 3-0 skuadrën e Brentford, duke dominuar sfidën që vlente për raundin e 12-të në Premier League. Djemtë e Klopp shënuan dy herë në minutat 22 dhe 27 me Nunez, teksa të dy golat u anulluan për pozicion jashtë loje pas konsultës me VAR. Ishte sërish Nunez që në të 39 asistoi bukur për Salah, me këtë të fundit që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Sërish egjiptiani në të 62 minutë shënoi golin e qetësisë, ndërsa Diego Jota në të 74' i vendosi "vulën" takimit. Në stol për miqtë ishte Thomas Strakosha, që nuk mori minuta. Me 27 pikë, Liverpool qëndron në vendin e dytë të klasifikimit, teksa Brentford me 16 pikë mban vendin e 10-të.

Në "Stamford Bridge" Chelsea dhe Manchester City barazuan 4-4 në ndeshjen ndoshta më të "çmendur" dhe fantastike të sezonit në Premier League. Në këtë duel për Blutë e Londrës ishte deçiziv edhe Armando Broja me një penallti të fituar. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi katër gola, me Haaland që kaloi në epërsi miqtë në të 25 minutë. Më pas Thiago Silva (29') dhe Sterling (37') përmbysën për Chelsea, para se Akanji në 45+1' t'i dërgonte skuadrat në barazimin 2-2 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishe po aq emocionuese sa e para, me City-n që mori epërsinë me Haaland në të 47 minutë. Ishte Jackson që në minutën e 67 barazoi për 3-3, para se Rodri në të 86 minutë të shënonte golin e katërt për City-n. Kur u duk se sfida do ishte me këtë rezultat, Pochettino i vendasve hodhi në fushë Armando Brojën, me 22-vjeçarin shqiptar që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.

Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.

Në fund 4-4 dhe një sfidë për t'u kujtuar gjatë nga sportdashësit. Me 28 pikë, City kryeson i vetëm kampionatin, ndjekur nga Liverpool dhe Arsenal me 27 pikë. Chelsea mban pozitën e dhjetë me 16 pikë.

Premier League - java 12-të, e dielë:

Aston Villa 3-1 Fulham (Robinson 27' (out), McGin 42', Uatkins 64' / Jimenez 70')

Brighton 1-1 Sheffield (Adingra 6' / Uebster 74' (out))

Liverpool 3-0 Brentford (Salah 39', 62', Diego Jota 74')

West Ham 3-2 Nottingham (Paqueta 3', Bouen 65', Soucek 88' / Auoniyi 44', Elanga 63')

Chelsea 4-4 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
VIDEO/ Vetëm 4 minuta në fushë, Armando Broja fiton penallti për Chelsea! 4-4 kundër Man. City në një ndeshje të 'çmendur'

Në "Stamford Bridge" Chelsea dhe Manchester City barazuan 4-4 në ndeshjen ndoshta më të "çmendur" dhe fantastike të sezonit në Premier League. Në këtë duel për Blutë e Londrës ishte deçiziv edhe Armando Broja me një penallti të fituar. Pjesa e parë e ndeshjes prodhoi katër gola, me Haaland që kaloi në epërsi miqtë në të 25 minutë. Më pas Thiago Silva (29') dhe Sterling (37') përmbysën për Chelsea, para se Akanji në 45+1' t'i dërgonte skuadrat në barazimin 2-2 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishe po aq emocionuese sa e para, me City-n që mori epërsinë me Haaland në të 47 minutë. Ishte Jackson që në minutën e 67 barazoi për 3-3, para se Rodri në të 86 minutë të shënonte golin e katërt për City-n. Kur u duk se sfida do ishte me këtë rezultat, Pochettino i vendasve hodhi në fushë Armando Brojën, me 22-vjeçarin shqiptar që vetëm katër minuta në fushë fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Palmer.

Kujtojmë se sulmuesi u rikthye në fushë pas nëntë muajve i dëmtuar, teksa lëndimi i ri e mbajti jashtë edhe për një muaj, çka bëri që trajneri i Kombëtares Sylvinho mes e grumbullonte për dy ndeshjet e nëntorit për Euro 2024.

Në fund 4-4 dhe një sfidë për t'u kujtuar gjatë nga sportdashësit. Me 28 pikë, City kryeson i vetëm kampionatin, ndjekur nga Liverpool dhe Arsenal me 27 pikë. Chelsea mban pozitën e dhjetë me 16 pikë.

Ora 17:15
VIDEO/ Liverpool rikthehet i frikshëm, mund 3-0 Brentfordin dhe kërcënon City-n kryesues

Në "Anfielld Road", Liverpooli mundi 3-0 skuadrën e Brentford, duke dominuar sfidën që vlente për raundin e 12-të në Premier League. Djemtë e Klopp shënuan dy herë në minutat 22 dhe 27 me Nunez, teksa të dy golat u anulluan për pozicion jashtë loje pas konsultës me VAR. Ishte sërish Nunez që në të 39 asistoi bukur për Salah, me këtë të fundit që i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Sërish egjiptiani në të 62 minutë shënoi golin e qetësisë, ndërsa Diego Jota në të 74' i vendosi "vulën" takimit. Në stol për miqtë ishte Thomas Strakosha, që nuk mori minuta. Me 27 pikë, Liverpool qëndron në vendin e dytë të klasifikimit, teksa Brentford me 16 pikë mban vendin e 10-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën