Premier League e futbollit në Angli zhvilloi ndeshjet e javës së dhjetë. Pasditen e kësaj të diele u zhvilluan pesë ndeshje, ku spikati fitorja 0-3 e City-t kundër United në derbin e Manchesterit, apo suksesi 3-0 i Liverpool kundër Nottingham.

Në "Anfield Road", Liverpool mundi pastër 3-0 Nottingham Forest, me sfidën që vlente për javën e dhjetë në Premier League. Të kuqtë e Klopp nuk e vendosën në diskutim suksesin dhe gjetën dy gola të shpejtë me Diego Jotën dhe Nunez në minutat 31 dhe 35. Në pjesën e dytë ndeshjen e "vulosi" Salah me golin e minutës së 77-të. Me këtë sukses, Liverpool shkon në kuotën e 23 pikëve dhe momentalisht mban vendin e katërt. Forest me 10 pikë gjendet në pozitën e 16-të.

Manchesteri mbetet i kaltër. Në "Old Trafford" City fitoi 0-3 me United në derbin e qytetit dhe merr tri pikë me vlerë që e lënë në ndjekje të Tottenhamit kryesues që ka dy pikë më shumë. Për javën e dhjetë në Premier League, ndeshja nisi me një homazh për Bobby Charlton, legjendën e United që u nda nga jeta tetë ditë më parë. Sfida u hap në minutën e 26-të nga Haaland, me norvegjezin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sërish Haaland në të 49 minutë gjeti dopietën personale dhe golin e dytë të ndeshjes, para se Foden dhjetë minuta nga fundi të shënonte golin e tretë. Me këtë sukses, City barazon me 24 pikë Arsenalin e vendit të dytë. Nga ana tjetët, United me 15 pikë mban vendin e tetë.

Rezultatet:

Premier League - java 10-të, e diel:

West Ham 0-1 Everton

Aston Villa 3-1 Luton

Brighton 1-1 Fulham

Liverpool 3-0 Nottingham

18:30 Manchester United 0-3 Manchester City

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
VIDEO/ Manchesteri mbetet i kaltër, City mposht 0-3 United në 'Old Trafford'

Manchesteri mbetet i kaltër. Në "Old Trafford" City fitoi 0-3 me United në derbin e qytetit dhe merr tri pikë me vlerë që e lënë në ndjekje të Tottenhamit kryesues që ka dy pikë më shumë. Për javën e dhjetë në Premier League, ndeshja nisi me një homazh për Bobby Charlton, legjendën e United që u nda nga jeta tetë ditë më parë. Sfida u hap në minutën e 26-të nga Haaland, me norvegjezin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sërish Haaland në të 49 minutë gjeti dopietën personale dhe golin e dytë të ndeshjes, para se Foden dhjetë minuta nga fundi të shënonte golin e tretë. Me këtë sukses, City barazon me 24 pikë Arsenalin e vendit të dytë. Nga ana tjetët, United me 15 pikë mban vendin e tetë.

Ora 17:15
VIDEO/ Liverpool tripletë në Premier League, të kuqtë kapin Championsin