Liverpooli ia doli të përmbyste 4-1 Newcastelin të shtunën për raundin e 24-t në Premier League. Elita e futbollit anglez pa një ndeshje spektakolare me shumë raste, ndërsa Liverpooli u rikthye te fitorja pas pesë ndeshjeve që nuk e bënte një gjë të tillë.
Ishin miqtë që e nisën më mirë ndeshjen dhe fillimisht goditën shtyllën me Barnes, para se Gordon nga brenda zonës t'i jepte Newcastel epërsinë momentale në minutën e 36-të.
Liverpooli reagoi shpejt dhe shënoi dy herë me Hugo Ekitike brenda pjesës së parë. Fillimisht një asist i Wirtz në minutën e 41-të u dërgua në rrjetë nga sulmuesi i të kuqve, ndërsa më pas Ekitike shënoi pas asistit të Kerkez.
Në pjesën e dytë ishte Florian Wirtz që shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për Liverpoolin, para se Ibrahima Konate të 'vuloste' fitoren 4-1 të Liverpoolit në shtesën e tretë të sfidës, me golin e parë personal në Premier League.
Me 39 pikë Liverpooli ngjitet në pozitën e pestë dhe merr për momentin një vend në Kupat e Evropës.
Komente



